A do e vazhdojë opozita sulmin ndaj politikanëve të përfshirë në aktivitete kriminale?

Gjysma e dytë e muajit tetor ishte e ngarkuar mediatikisht me mundësinë hipotetike të implikimit të ish-ministrit të brendshëm në trafikun e drogës. Tentativa për t’ia hequr imunitetin e deputetit Saimir Tahirit, doli e dështuar. Kuvendi votoi kundër. Kyetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e zhveshi Tahirin nga detyrat partiake deri në qartësimin e situatës nga drejtësia. Ndërkohë që vetë Tahiri brenda disa ditëve u shfaq në media herë i tronditur, herë sulmues, herë me lot në sy e herë me dhëmbe të shtërnguar. Mediat mbajtën në fokus Tahirin, ndërkohë që Tahiri nuk i anashkaloi mediat, por në fund ishte Kryeministri Rama ai që me një akuzë të sertë ndaj gazatarëve e largoi fokusin nga Tahiri. Kaq u desh që opozita të bënte një hap pas në sulmin e saj.

A do e vazhdojë opozita sulmin ndaj politikanëve të përfshirë në aktivitete kriminale deri në dënimin e tyre?/mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here