Tumori i mushkërisë është ndër më të rrezikshmit sepse është i heshtur dhe vdekjeprurës. Ai është duke u pakësuar në përgjithësi, por duke u rritur tek femrat (shkak rritja e duhanpirjes tek femrat). Shifrat thonë se 1 burrë në 9 dhe 1 grua në 36 rrezikojnë të sëmuren nga kanceri i mushkrisë. Kurse 1 burrë në 10 dhe një grua në 40 rrezikojnë të vdesin nga ky kancer.
Arsyeja është e thjeshtë: një masë qelizash të “ҫmendura” mbivendosen në pjesë të ndryshme të organit (bronke, bronkiola, alveola ose në pjesën e jashtme të indit spungiose) duke bllokuar shkëmbimin e oksigjenit të gjakut që vjen në alveolat e mushkërisë. Pa oksigjen vdes.
Edhe pse shpesh situata zhvillohet pa shenja nuk do të thotë se ato nuk egzistojnë. Mjekësia ka individualizuar 9:
- Kollë e vazhdueshme që zgjat në kohë
- Ngjirje
- Gjak në gëlbazë
- Frymëmarrje e shkurtuar
- Dhimbje gjoksi sidomos gjatë kollës
- Rënie peshe
- Humbje oreksi
- Lodhje
- Infeksione të përsëritura të rrugëve të frymëmarrjes
Nëqoftëse zbulimi në kohë është i vështirë, parandalimi i tumorit mund të bëhet në 4 mënyra:
– duke eleminuar duhanpirjen
– duke eleminuar thithjen pasive të tymit të duhanit, sidomos fëmijët
– duke mbajtur mushkëri të shëndetëshme (mjekim në kohë të rrugëve të frymëmarrjes)
– duke ndjekur një stil jete të shëndetshëm.
Autor: V.B./mendimi.al