Një gjykatë e posaçme në Hagë që heton akuzat për mizoritë e kryera nga luftëtarët pro-pavarësisë së Kosovës hapi rastin e parë të mërkurën, kundër një komandanti të akuzuar për torturimin e të burgosurve gjatë konfliktit 1998-1999 me Serbinë.
Ish-oficeri i UÇK-së, Salih Mustafa, i akuzuar për vrasje, torturë dhe trajtim mizor gjatë konfliktit të Kosovës 1998-1999, doli para një gjykate speciale të krijuar për të shqyrtuar rastet e krimeve të luftës të supozuara të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), në Hagë, Hollandë, 15 shtator 2021 shkruan Reuters.
Ish-komandanti i guerrilave separatiste shqiptare të Kosovës Salih Mustafa u përball me gjykatën ndërkombëtare duke i krahasuar ata me policinë sekrete të Gjermanisë naziste në fillimin e gjyqit të tij dje në Hagë. “Unë nuk jam fajtor për asnjë nga akuzat e ngritura kundër meje nga kjo zyrë e Gestapos,” u shpreh 49 -vjeçari në fillim të gjykimit në Gjykatën e Posaçme për Kosovën.
Ai u arrestua vitin e kaluar ndërsa punonte si konsulent në Ministrinë e Mbrojtjes dhe është i pandehuri i parë që gjykohet në Gjykatën Posaçme që nga fillimi i saj në 2015.
Akuzat që bien mbi Mustafan dhe njerëzve të tij, sipas prokurorisë, bazohen mbi “torturat dhe abuzimet” që ata kanë kryer ndaj bashkëkombasve të tyre, dhe që i kanë akuzuar si bashkëpunëtorë me Serbët në Zlas, një fshat në lindje të Prishtinës. Prokurorët akuzojnë të pandehurin se ka kryer krime dhe deklaron se të torturuarit nuk ishin spiunë të serbëve por kishin pikëpamje ndryshe nga UÇK dhe lidershipi i saj.
Salih Musta është i pari që gjykohet nga Gjykata Speciale, e cila ka paditur më parë ish -presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. 53-vjeçari Thaçi, si shumë politikanë të tjerë të sotëm të Kosovës, luajti një rol të spikatur në lëvizjen e rezistencës që vuri përballë shqiptarët etnikë kundër serbëve në atë që atëherë ishte një krahinë serbe.
Aktivitetet e gjykatës mbeten të ndjeshme, pasi ish -anëtarët e udhëheqjes së UÇK -së dominojnë peizazhin politik dhe konsiderohen si heronj nga shumë njerëz shprehen zyrtarët e zyrës së Prokurorisë.
Burimi: Reuters