Ishte më mirë kur ishim më keq…

Nga Mikel Çuni

”Ishte më  mirë  kur ishte më keq”.
Sa herë  e kemi dëgjuar këtë  frazë. Çdoherë  e dëgjoja ta thoshte gjyshi, më pas babai im e sinqerisht nuk arrija  ta  kuptoja. Ndoshta duhej të vinte ndryshimi i gjeneratave për ti dhënë  një  kuptim. Nëse e mendojmë se si ka ndryshuar bota në  10 vitet e fundit, nga celulari që  fillimisht ishte vetëm për disa persona të  cilët ishin njerëz të biznesit që donin të ishin kurdoherë në dispozicion, e më  pas duke u transformuar në  zgjatimin  e artit tonë, objekt vazhdimisht i ngjitur pas nesh gjithmonë dhe kudo. Eshtë  gjëja e fundit që  shikojnë  sytë  tanë  përpara se të flemë, dhe e para sapo hapen ato.

Si rrjetet sociale kanë  pushtuar jetët tona, fillimisht për të ngushtuar distancat fizike e shpirtërore për tu afruar me  njerëzit tanë  të  dashur, dhe pastaj nuk e di sesi, për tu bërë ngadalë nje instumenent për të shprehur urretje, vulgaritete, inate dhe zili.
Nje instrument djallëzor që na ka bindur që ndarja vazhdimisht e momenteve te bukura të ditëve tona  është e këndshme dhe si shpërblim marrim vëmendje të tjerëve, por nga ana tjetër duke e dërguar ne djall të gjithë konceptin e privatësisë për të cilën kemi (ndoshta unë jo) luftuar për vite.
Si rrjetet sociale kanë ndryshuar mënyrën sesi ne i shikojmë dhe i gjykojmë gjërat.
Se nëse dikur nje vajzë shëtiste nëpër rrugë dhe kishte te ekspozuar më shumë sec duhej disa pjesë të trupit të saj atëherë ajo quhej një e përdalë, por në qoftë se sot ajo vajzë publikon foto gjysëm e zhveshur në profilin e saj, sot ajo quhet influencer. Le ta pranojmë që njeriu adhuron te modifikoj sensin e gjërave. Kalojmë të gjithë jetën tonë për të krijuar gjëra të reja që me qëllim duhet të përmirësojne jetën e njeriut,
por në fund arrijmë gjithmonë ti transformojmë në gjëra të rrezikshme, të dëmshme dhe jo rrallë herë në gjëra që marrin jetën e tyre për t’ua mos kthyer më
Mendojmë që po evoluojmë por në fakt po regresojmë.
Kërkoni  fakte…?
Kështu kemi bërë në çdo sektor, në muzikë, në televizion, në radio.
Marrim në tallje Greta Thunberg që kërkon të mendoj sesi të shpëtojë jetën e planetit dhe lavdërojmë njerëz që vepra e tyre më e madhe është, duke i bërë hije tokës e që në fytyrë bëjnë tatuazhe të organeve seksuale e duke quajtur art, dhe janë kopje e shëmtuar e të huajve. Kush janë këta do mendoni, me lejoni tiu ndihmoj…ne(ju) i quajmë(ani) këngëtare.
Kemi ndalur të mësojmë gjuhën tonë sepse kemi korrigjuesit automatik të whatsapp-it.
Kemi ndalur të shkojmë te lokali që është poshtë shtëpisë ose në lagje për të njohur shokë të rinj, për të shkëmbyer dy fjalë, ndoshta pse jo për të fituar shikimin provokues të një vajze, por jo dhe jo sepse tani kemi aplikacione erotike të tilla që të mundësojnë takime, pa humbur kohë, ku më së miri kanë zëvendësuar ato që dikur ishin gropat thithëse e linjave telefonike 0900…
Nuk shkojmë më të dalim në qendër për blerje, sepse po të njejtat gjëra ndodhen në Amazon.
Por tani që gjithçka është e thjeshtuar a jemi në të vërtetë të lumtur?
A është realisht përmirësuar jeta jonë apo kemi asfaltuar përtokë të gjitha ndjenjat dhe emocionet tona, këto të fundit disa i klasifikojnë si elementë që bëjnë diferencimin e njeriut nga kafshët….
Ehhh… kush e di ndoshta jam duke u vjetëruar, por sot unë kuptova sensin e frazës; ”ishte më mirë kur ishte më keq”…

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here