Fundjavat në verë duhen organizuar për të mos të të kapur dembelizmi i ditëve të nxehta dhe të evitosh qëndrimi shtrirë deri në mesditë. Ditët e verës janë më të gjata dhe duhen shfrytëzuar mirë. Ne kemi përfshirë disa destinacione tërheqëse të cilat mund t’i vizitoni lehtësisht, të bëni ecje në natyrë gjithashtu dhe një piknik të vogël. Meqënëse shumica dynden drejt plazheve, mund të evitoni trafikun e madh në një drejtim të caktuar të autostradave kaotike, dhe të zgjidhni një natyrë ndryshe nga panorama e plazhit. Ja disa vende përreth Tiranës.
Liqeni i Bovillës – Bovilla ndodhet rreth 45 minuta në verilindje të Tiranës, pranë një rezervuari të bukur. Liqeni është i rrethuar nga një varg malor, siç janë malet Brari dhe mali Gamti. Është i përkryer për të bërë një aventurë shëtitjeje. Zona pranë liqenit është shumë e bukur. Ky destinacion ofron një pamje të mahnitshme të maleve dhe kodrave përreth së bashku me ngjyrën e gjelbër të liqenit. Liqeni ka një sipërfaqe prej 4.6 km, me thellësi nga 18m deri në 53m.
Pëllumbas – Pëllumbas është një fshat në jug të Tiranës gati 20 minuta me makinë nga qyteti. Në një nga faqet e malit gjendet një shpellë e cila është e vizitueshme. Poshtë shpellës janë kanionet e Erzenit, mjaft të bukura dhe shkëmbore. Plot vende pë ecje dhe piknik.
Peza – Peza, një zonë e bukur dhe e mbushur me argëtim, dhe ndodhet disa kilometra nga qendra e Tiranës. Peza mund të bëhet me bicikletë, ose me makinë. Pranë saj ndodhet dhe liqeni i Fjollës, ku mund të bësh piknikun tën të vogël. Vetë, qyteza ka një park ku mund të bësh piknik dhe të luash lojra të ndryshme. Gjithashtu ka plot ferma agroturistike dhe restorante brenda në fshat.
Shën Gjergj – Një destinacion pak km mbrapa malit të Dajtit. Shën Gjergji ofron natyrë të bukur mes malesh dhe një luginë me pamjë gjelbëruese. Në anë te rrugës kryesore para se të futesh në fshat, ndodhet një ujvarë mjaft e lartë dhe e bukur. Ujvara është gati 15 min në këmbë nga dalja e rrugës. Mund të drekosh në bujtinat dhe baxhot e fshatit ose të zgjedhësh piknikun tënd pranë ujvarës ose pranë Liqenit të Lepurit.
Dajt – Dajtin e njohin të gjithë dhe është mjaft i frekuentuar nga banorët e kryeqytetit dhe turistët. Por Dajti ka dhe shtigje (në Fushë-Linzë) për ata që duan të bëjnë ngjitje me këmbë. Shtegu është me sinjalistika nga udhërrëfyesit. Ka plot fusha ku mund të pushosh dhe të drekosh këndshëm. Ecje e drejtë dhe kalon në Qafën e Qershisë, e cila ndan majat e Dajtit dhe Majës së Tujanit, nuk është asgjë shumë e vështirë. Pasi të keni arritur në pikën më të lartë që mund të arrihet në këmbë, mund ktheheni poshtë përmes teleferikut.
Kodrat e Krrabës (me bicikletë) – Kodrat në një largësi gati 20 min nga Tirana, mund të jetë një opsion për ata që preferojnë ciklizmin në natyrë, ose ngarje me motorrë. Kthesat janë argetuese për sporte të tilla. Pamja është e veshur me kodra dhe lugina dhe plot gjëlbërim.