KESH shpall thirrje për të marrë me qira termocentral për të përballuar krizën energjetike

Kompania shtetërore shqiptare e prodhimit të energjisë elektrike ka shpallur publikisht planin për të luftuar urgjencën e energjisë të shpallur që në tetor të 2021.

Korporata Elektro-energjetike Shqiptare (KESH), e cila operon hidrocentralet kryesore të vendit shpalli thirrjen për shprehje interesi për mundësitë teknike dhe ekonomike për marrjen me qira të një aseti të prodhimit të energjisë termike që mund të integrohet lehtësisht në rrjetin e transmetimit të vendit. Në thirrje thuhet se subjekti dëshiron të japë objektin me qira për një periudhë prej një deri në tre vjet.

Gjithashtu, pala e tretë duhet të ofrojë shërbime të mirëmbajtjes dhe funksionimit për kohëzgjatjen e kontratës dhe në përputhje me kërkesat e KESH-it. Kërkesat përfshijnë funksionimin me naftë të lehtë dhe të rëndë. Ai gjithashtu duhet të jetë “i përshtatshëm për t’u vendosur” pranë termocentralit ekzistues të Vlorës, në mënyrë që të mund të përdorë lehtësisht infrastrukturën ekzistuese të ndërlidhjes.

Arsyet e dhëna për thirrjen përfshijnë nevojën për më shumë energji për detyrimin e furnizimit publik, krijimin e një kapaciteti rezervë për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike, plotësimin e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet hidro dhe termike dhe krijimin e të ardhurave të tepërta.

Për periudhën janar-nëntor 2021, Shqipëria shpenzoi rreth 213 milionë euro për importimin e energjisë. Totali, më i larti në rekord, përfaqëson gjysmën e të ardhurave të kompanive shtetërore të energjisë prej 481 milionë euro.

Mbi kriteret e shpalljes për subjektet e interesuara klikoni në link.

Burimi: KESH

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here