Kina është çelësi për të ndaluar Putinin, thotë ish-shefi i MI6

Ish-kreu i MI6 tha se vetëm presidenti i Kinës Xi Jinping mund të ndikojë te Putin për të ndaluar pushtimin e tij në Ukrainë.

Nga të gjithë njerëzit në botë që mund të ushtrojnë ndikim te Vladimir Putin, i cili jeton në bunkerin e tij dhe është i fiksuar për të arritur madhështinë përmes restaurimit të Perandorisë Ruse…, nga të gjithë njerëzit që mund ta bëjë të logjikojë, është Xi”, – tha Sir Alex Younger për BBC Radio 4.

Vladimir Putin ka nevojë për Xi dhe sigurisht Xi, ndërsa mendon se duhet të rreshtohet në nivel të lartë me atë që po bën Rusia për shkak të aleancës së tyre të re, duhet të shqetësohet seriozisht nga ajo që po ndodh,” – tha ish-kreu i Shërbimi Informativ Sekret nga 2014 deri në 2020.

Ai shtoi se situata në Ukrainë “po ndërlikon ndjeshëm problemet ekonomike me të cilat po përballet Kina” dhe mbart një “rrezik të madh reputacioni” për Kinën.

Ai shtoi: “Putini nuk ka një marsh për të ecur mbrapa. Ai luajti, hyri në këtë luftë me një premisë të rreme dhe për këtë,  duhet të shihet se po përfiton diçka nga këto lëvizje”.

Burimi: The Telegraph

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here