Zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kriza e përfaqësimit

Në vitet e fundit, politika shqiptare është përballur me një fenomen shqetësues: ulja e nivelit të integritetit dhe profesionalizmit në radhët e deputetëve. Kabineti Rama ka shtuar individët të cilët bëjnë më shumë gafa dhe kthehen në meme duke i bërë pjesë të Kuvendit të Shqipërisë.

Zgjedhjet e fundit parlamentare shënuan një nivel të ri në komunikimin pa thelb dhe ide politike. Është domain i drejtuesit të Partisë Socialiste, Edi Rama, vendosja në epiqendër të fushatës e elementëve simbolikë si dajre, timon, bufi, këneta, duke zvogëluar peshën që zënë premtimet dhe propozimet konkrete për të cilën zgjedhësit votojnë, dhe duke e ndërtuar skenën politike jo më si një shesh ku përplasen idetë, por në një cirk argëtues.

Roli i spikatur në këtë cirk iu dha performueses më të re dhe të njohur, Zegjinesë. A është ky modeli politik për të cilin ka nevojë zgjedhësi? Kush është Zegjinea dhe çfarë bëri ajo?

Zegjine Caushi është një deputete e sapozgjedhur në qarkun e Fierit, 26 vjeç, me profesion avokate. Megjithatë, gjatë fushatës, nuk u dëgjua të fliste se çfarë do sillte ajo për qytetarët e qarkut të Fierit, por më tepër për videot e postuara në rrjetet sociale, të cilat kishin më tepër përmbajtje argëtuese.

Dhe ndërsa Zegjinea hyri në parlamentin e ri, mandati iu privua Jorida Tabakut, Adriana Kalasë, apo Edit Harxhit.

Jorida Tabaku është e njohur për ekspertizën e saj në fushën e ekonomisë dhe politikave fiskale, ku ajo shpesh ka kontribuar në hartimin e programeve që lidhen me taksat dhe zhvillimin ekonomik.

Adriana Kalaja është një avokate dhe aktiviste e njohur, e cila ka mbrojtur çështje të rëndësishme që lidhen me të drejtat e pronës dhe ka qenë zë i fortë në mbrojtjen e qytetarëve ndaj abuzimeve me pronat publike.

Edit Harxhi është diplomate dhe politikane me eksperiencë, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në forume ndërkombëtare dhe ka pasur një qasje të thelluar ndaj politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Shqetësimi është real.

Çfarë po prodhojnë skemat zgjedhore sot në Shqipëri? Zgjedhjet e viteve të fundit kanë treguar një tendencë për të zgjedhur individë që janë më shumë figura popullore që kanë fokus të prodhojnë meme, më tepër sesa politikanë me integritet dhe ekspertizë. Kjo qasje jo vetëm që dëmton imazhin e Kuvendit, por reflekton edhe një krizë përfaqësimi që rrezikon të thellojë mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve. Është koha për një reflektim të thellë mbi kriteret që duhet të udhëheqin përzgjedhjen e përfaqësuesve tanë në politikë.

A mos vallë vërtetë e meritojmë qeverinë që kemi? Mos vallë kemi nevojë më tepër për influencers për TikTok dhe Instagram sesa për përkushtim profesional dhe intelektual?

Apo kjo është thjesht një strategji e kryeministrit Rama për të rrethuar veten me individë që prodhojnë meme, në mënyrë që “kukullat” e tij të dhurojnë shfaqjen që ai dëshiron?

Këto pyetje nuk do marrin përgjigjje kurrë, të paktën jo dhe për disa vite.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here