Lidhje intime në punë? Ja cfarë duhet të bëni.

Lidhje intime në punë? Ja cfarë duhet të bëni.

Më shumë se gjysma e amerikanëve kanë patur një lidhje intime në punë.

E dimë se: afër syve, afër zemrës. Që do të thotë se sa më afër të jemi me dikë, shancet për tu tërhequr shtohen. Dhe, me kë qëndrojmë më shumë se sa me kolegët?

Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 51% e punonjësve pranojnë se kanë patur një lidhje në punë në një moment të karrierës së tyre. Dhe pak nga ata pendohen për këtë: 64% e të pyeturve e pranojnë se do ta bënin përsëri nëse rasti do të jepej.

Si e ndikon romanca, vendin e punës?

Sipas këshillueses së karrierës Carlota Zimmerman, romanca në zyrë mund të ndikojë punonjësit e tjerë duke ngacmuar xhelozinë e tyre, neverinë ose kënaqësinë.

A e ndikon kjo moralin? Sipas Zimmerman, edhe po edhe jo. “Se sa shumë po djeg zjarri është e lidhur direkt me ndikimin në aftësinë për të mbaruar punët, arritjen e afateve, avancimin në karrierë dhe në harmoninë në vendin e punës.”

Ekspertët rekomandojnë se në disa raste është mirë të thuhet e vërteta dhe në të tjera të qëndruarit në heshtje “për të shpëtuar fytyrën”.

Para së gjithash duhet lexuar Kodi i Sjelljes ku mund të gjendet informacion mbi ngacmimin seksual, rregullat brenda zyrës dhe cfarë kanë vendosur drejtuesit në lidhje me marrëdhëniet jashtë përshkrimit të punës mes punonjësve.

Në shumicën e organizatave, pranueshmëria apo jo e një marrëdhënie intime në vendin e punës, përcaktohet nga një gjë: a ka njëri nga personat përgjegjësi direkte mbi karrierën e personit tjetër? Kjo mund të bëjë që personat të marrin promovim të pamerituar në punë, të bëhen bllokues për karrierën e të tjerëve dhe e gjithë kjo “mbrojtje toksike” mund ti japë organizatës një emër të keq. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here