Luleborja ndryshon ngjyrën? Ja shpjegimi.

A ju ka ndodhur ndonjëherë të keni një lulebore e cila e ndryshon ngjyrën e saj?

Luleborja, e quajtur shkencërisht Hydrangeas, është zbukurues i oborreve. Ato mund ta ndryshojnë ngjyrën e tyre në varësi të kushteve të dheut. Do t’ju tregojmë se si mund të ndryshoni ngjyrën e tyre nëse do donit një tjetër ngjyrë për luleboret në kopshtin tuaj.

Si mund ta ndryshojmë ngjyrën e Hydrangeas?

Kopshtarët e shekullit të XVIII ishin të parët që e vunë re këtë duke eksperimentuar vendosjen e hekurave me ndryshk, hedhjen e cajit, madje edhe këndimin e vargjeve për to. Po është pH i dheut ai që e përcakton ngjyrën e lules, specifikisht nëse luleborja po merr apo jo aluminium nga toka. Nëse ato janë blu, nuk po marrin. Ju mund të kontrolloni ngjyrën duke ndryshuar pH-shin.

Në përgjithësi, dheu acid, me pH më të ulët se 6.0 nxjerr lule blu. Dheu alkalin, me pH më të lartë se 7.0 nxit lulet roze dhe ciklamin. Për të ulur pH shtoni sulfur ose sulfat alumini në dheun e kopshtit tuaj. Për ta rritur pH shtoni gëlqere.

Mos u zhgënjeni nëse ngjyra nuk ndryshon. Disa lloje luleboresh i rezistojnë ndryshimit. Dhe mos u cudisni kur luleborja që bletë e ndryshoi ngjyrën kur e mbollët jashtë. Mbajeni mend: është pH i dheut ai që e përcakton ngjyrën./mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here