Lulzim Basha në Uashington DC, me diskutime mbi ekonominë dhe aleanca strategjike

Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet aktualisht në Uashington D.C., ku po zhvillon takime me figura kyçe të administratës amerikane dhe komunitetit ekonomik. Vizita synon forcimin e lidhjeve strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe politik.

Gjatë takimit me Scott Bessent, i përzgjedhuri i Presidentit Trump për postin e Sekretarit të Thesarit, Basha diskutoi mbi potencialin ekonomik që mund të realizohet në kuadër të një “epoke të re të artë ekonomike.” Ai prezantoi vizionin e tij për një Shqipëri me taksa të ulëta dhe nxitjen e investimeve në sektorin e teknologjisë, duke theksuar se këto masa mund të çlirojnë potencialin ekonomik të vendit.

Në një ceremoni të veçantë në prag të inaugurimit të Presidentit Trump, Basha u takua gjithashtu me Dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Richard Grenell. Basha ritheksoi rëndësinë e SHBA-ve si aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë, duke e cilësuar forcimin e bashkëpunimit si një prioritet madhor.

Gjatë bisedimeve, u vu theksi mbi vëmendjen amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor, përfshirë sfidat e vazhdueshme destabilizuese nga Rusia dhe rëndësinë e përshpejtimit të integrimeve euro-atlantike. Basha shprehu bindjen se administrata e re amerikane do të mbështesë prioritetet kombëtare të shqiptarëve, përfshirë përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe fuqizimin e rajonit në institucionet perëndimore.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here