back to top
Friday, February 13, 2026
9.5 C
Tirana

Top 5 E JAVËS

Artikuj të ngjashëm

Makron si buqetë e madhe lulesh

Sipas burimit Euronews, Presidenti i Francës Emanuel Makron, arriti në Tahiti të dielën për një vizitë në Polinezi.

Ndërkohë që Makron pritet me ceremoni në aeroport sipas traditave polineze, një foto e tij si një pirg kurorash, ka nxitur krijimtarinë tek disa. Fotoja e tij me kurora lulesh është bërë fokus batutash në rrjetet sociale duke i ekzagjeruar tufat e dhuruara me komentin: Makron si një kurorë gjigande.

Vizita pritet të përqëndrohet në ndryshimin e klimës, në rritjen e vendosmërinë së Kinës në rajonin e Paqësorit dhe trashëgiminëe provave bërthamore franceze.

Banorët në arkipelagun e shtrirë të më shumë se 100 ishujve, të vendosur në mes të Meksikës dhe Australisë, shpresojnë që Makron të konfirmojë kompensimin për viktimat e rrezatimit pas dekadave të provave bërthamore që ndërmori Franca për armët atomike.

Testet mbeten një burim i pakënaqësisë së thellë, të parë si prova të qëndrimeve raciste koloniale që nuk përfillnin jetën e ishujve thuhet në një reportazh nga Euronews.

Udhëtimi ka për qëllim forcimin e lidhjes midis Parisit dhe ishkolonive të tij të largëta në Paqësor.

 

Artikujt më të klikuar