Miami dhe Nju Jorku planifikojnë dhënien e fondeve me kriptomonedha

Miami planifikon të japë fonde kriptomonedhash për banorët me qytetin që fiton mbi 21 milionë dollarë në 3 muajt e fundit nëpërmjet investimit të tij në MiamiCoin.

Kryebashkiaku i Majamit, Francis Suarez, ka njoftuar në Twitter se ka në plan të japë fonde për kriptomonedha për banorët e qytetit.

Fondet gjenerohen nga të ardhura që qyteti ka bërë përmes MiamiCoin, një “CityCoin”. Me fjalë të thjeshta, fondi erdhi nga qyteti duke investuar disa nga fondet e tij në MiamiCoin, duke fituar mbi 21 milionë dollarë në tre muajt e fundit, raporton CoinDesk. Kjo është në rrugën e duhur për të fituar afërsisht 1/5 e asaj që Miami fiton përmes taksave në një vit. “Ne do të jemi qyteti i parë në Amerikë që do të japim një rendiment bitcoin si divident direkt për banorët e tij”, tha Suarez për CoinDesk të enjten.

Banorët janë gjithashtu në gjendje të nxjerrin ose blejnë monedhën direkt nga qyteti – një mënyrë e thjeshtë që qytetet të fitojnë para shtesë duke përdorur teknologjinë blockchain. Por kritikët e shohin këtë si një rrëmbim të panevojshëm parash dhe një investim në asete shumë të paqëndrueshme që mund të përfundojnë duke lënë një vrimë të madhe në buxhetin e qytetit.

CityCoin njoftoi së fundmi se po ndihmon gjithashtu kryebashkiakun e qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, të lançojë një monedhë të ngjashme për Big Apple, të quajtur NYCCoin.

Burimi: World Economic Forum

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here