Siguria Ushqimore – Një analizë nga Profesor Myqerem Tafaj.
Dëgjoni përralla nga Ministria e Bujqësisë për (pa)sigurinë ushqimore !!
Siguria ushqimore nuk bëhet me injorancë dhe klientielizëm.
Pse nuk ka siguri ushqimore Shqipëria?
Sepse:
-Politikat e kësaj qeverie për ushqimin dhe bujqésinë diktohen nga importuesit monopolistë, që shkarkojnë në tregun tonë, edhe produkte që nuk i marrin tregjet e vendeve ku shteti funksionon. Prandaj fermerët e vendit tonë janë të pambështetur dhe numri i fermave po ulet nga dita në ditë! Me këtë tendencë tregu i ushqimeve në vendin tonë për disa vite do të varet tërësisht nga importet dhe tokat apo resurcet e tjera të vendit tonë nuk do të shfrytëzohen, cka do të bëj që banorët e zonave rurale të jenë të papunë dhe të martin rrugët e emigacionit.
-Ministria e Bujqësisë nuk e ka idenë se cfarë është siguria ushqimore dhe është e kapur nga klientelizmi.
-AKU është pushtuar nga injorantët, që nuk kanë njohuri elementare në fushën e cilësisë dhe sigurisë ushqimore dhe dinë të bëjnë vetëm një detyrë: gjobëvënie korruptive.
-AKU nuk ka faktikisht asnjë panel shkencor (panel ekspertësh) që funksionon dhe mund të bëj vlerësime shkencore profesionale dhe jo gjobëvënëse. Mos besoni në mashtrimet e AKU dhe Ministrisë se gjoja kanë panele expertësh.
-Shqipëria ka paguar shtrenjtë laboratorët me paisjet moderne që Delegacioni Europian i bleu, për cudi, “me shumë bujari”, shumë shtrenjtë dhe (për cudi!) në një sasi që mund ti duhej një vendi me 20 milion banorë dhe jo me 3 milion banorë si Shqipéria!! Përvec disa laboratorëve të ISUV, laboratorët e tjerë po ndryshken, sepse nuk janë punësuar specialistë të laboratorëve dhe nuk ka as kimikate. Por, për cudi, Delegacioni Europian që u tregua kaq bujar me paisjet, që po ndryshken nga mos përdorimi, dhe po kaq bujar me projektet klienteliste korruptive për (pa)sigurinë ushqimore, harton raporte periodike optimiste për (pa)sigurinë ushqimore të Shqipërisë, edhe pse asnjë qytetar shqiptar nuk ka besim në sistemin e sigurisë ushqimore!
-Qeveria nuk ka treguar asnjë interes të investoj për formimin e studentëve dhe për kërkimin shkencor dhe inovacionin në fushën e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
Shqipëria nuk ka as politika, as mentalitet dhe as kapacitete reale që të konsolidoj vetë sistemin e sigurisë ushqimore. Dhe kjo nuk bëhet as me politika policore, që i ka aq për zemër kjo qeveri, dhe as me ndryshime në Kodin Penal, qoftë po të kërkoj edhe rivendosjen e dënimit me vdekje!
Kjo bëhet vetëm me profesionistë me nivel të lartë kualifikimi dhe me binjakëzim të plotë të AKU tonë me një Autoritet homolog të një vendi të zhvilluar të BE. Ky binjakëzim mund të arrij deri edhe me një Bashkëdrejtor të AKU nga autoriteti homolog i huaj. Këta irlandezët që kanë ardhur nuk po kuptohet se cfarë roli do të kenë. Mos katandisen si ushtarë të interesave të Ministrisë apo AKU!
Dhe BE ka interes parësor për sigurinë ushqimore sepse cënon jo vetëm shëndetin e qytetarëve shqiptar por edhe të vendeve të tjera më të cilët shkëmbejmë produkte ushqimore.
Mos thëntë Zoti, që shkaku i gjithë kësaj fushate mediatike për sigurinë ushqimore, të jetë ndonjë vendim që po përgatit qeveria për ndonjë koncension klientelist për laboratorët e sigurisë ushqimore si ato të Check up, të Sterilizimit apo së fundi për falimentimin e laboratorëve mjeksor të ngritur nga shqiptarët në 25 vjet.
Po të ndodh kjo, atëhere shuhen shpresat që Shqipëria të ndërtoj një sistem të vërtetë të sigurisë ushqimore publike.