Ndahet nga jeta aktori i njohur

Ylli i kinemasë franceze, klasiku i viteve 60 Jean-Paul Belmondo vdes në moshën 88 vjecare.

Belmondo u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë në vend dhe jo vetëm, gjatë viteve ’60 dhe ’70. Aktori Belmondo ishte një figurë kryesore e gjeneratës së shquar të filmave evropianë të asaj periudhe, me serinë e filmave që ai bëri me Godard-të cilat përfshinin “A Woman Is a woman” dhe “Pierrot le Fou” duke lënë një emër të paharrueshëm për kinemanë franceze.

Përpos filmave gjatë rinisë së tij, sidomos në bashkëpunime me aktorë të tjerë të mëdhenj si Alain Delon, Claudia Cardinale, Sofia Loren (Ciociaria), për ekranin shqiptar ai shquhet për rolin e Joss Beaumont, si spiuni francez në filmin “Profesionisti”. Filmi ishte një sukses komercial që nga dalja në kinema dhe ishte filmi i katërt më i pari në Francë në 1981. Muzika e filmit u kompozua nga Ennio Morricone dhe tema kryesore “Chi Mai” u bë një hit instrumental.

Belmondo pësoi një ishemi në 2001 që e la atë të paralizuar në anën e djathtë të trupit dhe të paaftë për të folur për gjysmë viti.

Filmat e tij kryesisht përmbanin tema aksioni, komedi të mesme dhe disa role në filma me tema historike.

Aktori, i lindur më 9 prill 1933, vdiq më 6 shtator 2021, do të mbetet një nga figurat më të shquara të kinematografisë franceze, ai që ktheu gangsterin në figurë seksi.

Ja disa nga fotot nga xhirimet.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here