Italia konfirmon se do të zëvendësojë paraardhësin Alitalia

Prej disa vitesh është vënë re sesi kompania Alitalia, ka mangësi në shërbim dhe kujdes ndaj fluturimeve që ofron. Avionët janë shumë të vjetër, shërbimet brenda në avion janë lënë për të dëshiruar, fluturime që anullohen pa lajmëruar më herët, si dhe humbje kontrolli bagazhesh. Të gjitha këto janë si rrjedhojë e një linje që përflitet prej vitesh dhe e cila pritej të falimentonte.

Pas hapjes së fluturimeve në fillim të verës së këtij viti, kompania ajrore Alitalia po ndërpriste një e nga një marrëveshjet e bashkë-fluturimeve ndërkontinentale. Në fillim të qershorit të këtij viti, Delta Airlines ndërpreu marrëveshjet e fluturimeve me Alitalia nga disa destinacione të SHBA për në Romë. Ndërprerja e fluturimeve të panjoftuara sipas rregullores krijoi kaos në aeroporte dhe në ri-rregullimin e biletave të udhëtarëve me linjat e tjera. Kjo i shkaktoi Deltës mjaft humbje dhe sorrollatje të pasagjerëve.

Në një artikull të botuar tek World of Aviation dhe Reuters, Qeveria italiane dhe Komisioni Evropian kanë njoftuar se Italia Transporto Aereo (ITA) do të zëvendësojë zyrtarisht paraardhësin e tij të falimentuar, Alitalia, me fluturime që do të fillojnë në tetor.

Vendimi i shumëpritur do të bëjë që fluturimet për ITA të fillojnë më 15 tetor, duke pasuar direkt fluturimin përfundimtar të Alitalia-s më 14 tetor.

Marrëveshja e siguruar rishtas lejon ITA të shmangë marrjen e detyrimeve të paraardhësit të tij dhe të njihet si një subjekt krejtësisht i ri. Alitalia shtetërore ka falimentuar që nga viti 2017, duke mbijetuar vetëm përmes huave të qeverisë.

ITA tha, si një kompani ajrore e sapoformuar shtetërore, se pret që të ardhurat të jenë mbi 3.3 miliardë euro deri në vitin 2025 dhe parashikon të arrijë në 209 miliardë euro para interesit dhe taksave, duke patur rentabilitet në fund të vitit 2023. Tani, me miratimin e KE, ITA mund të përshpejtojë operacionet e saj dhe të fillojë punësimin e rreth 5,000 punonjësve.

Alitalia operon rreth 11,000 staf, dhe midis 2,750 dhe 2,950 do të transferohen në ITA, sipas marrëveshjes. “Të gjithë personat do të punësohen me një kontratë të re pune që siguron konkurrencë dhe fleksibilitet më të madh në krahasim me operatorët e tjerë në sektor,” vuri në dukje ITA.

Në krahun tjetër, rreth katër sindikata kombëtare kanë refuzuar planin e ITA që në fillim dhe e konsiderojnë procesin e punësimit të tij si të papranueshëm. Por ministria thotë se do të “marrë përgjegjësinë për pasojat shoqërore … duke aktivizuar masat mbrojtëse për të mbështetur punëtorët që nuk do të gjejnë vend në kompaninë e re”.

Shumë rrugë do të ndryshojnë, pasi ITA do të marrë vetëm 85 përqind të hapësirave që zinte Alitalia në Aeroportin Linate të Milanos dhe 43 përqind në Fiumicino të Romës, sipas Reuters. Këto përfshijnë fluturimet me Parisin, Londrën, Amsterdamin, Brukselin dhe Gjenevën nga të dy aeroportet.

ITA planifikon të kryejë fluturime për në Tokio, Boston dhe Miami nga Roma, së bashku me Nju Jorkun nga Roma dhe Milano. Kompania do të operojë një flotë prej shtatë avionësh me trup të gjerë dhe 45 avionë të ngushtë, jet, fillimisht, dhe do të blejë deri në 26 avionë shtesë këtë vit.

ITA shpreson që flota e saj të rritet në 105 avionë deri në vitin 2025.

Një projekt -dekret në fillim të këtij viti tha se Komisioni Europian nuk pranoi të komentonte mbi planin e Romës për të zgjatur deri në dhjetor huanë prej 400 milionë eurosh të dhënë për Alitalia.

Kur u njoftua se Alitalia do të merrte ndihmë shtesë financiare, shumë drejtues të industrisë dhe politikanë u zemëruan pasi financimi i vazhdueshëm për një kompani që humbte para dukej i paligjshëm. Kjo shkaktoi hetime të mëdha, të cilat janë ende në vazhdim sipas BE. Pjesa e mbetur e aseteve të Alitalia do të tenderohet dhe ITA planifikon të rrisë kapitalin deri në 700 milionë euro dhe të ofrojë së bashku me palët e tjera të interesuara për të blerë asete.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here