Ndryshime në procedurën e shitjes së automjetit. Ja të rejat.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri deklaron se tani shitblerja e mjetit mund të bëhet direkt në sportelet e DPSHTRR dhe kjo procedurë nuk ka nevojë më për noter.
Në metodën One-Stop-Shop kryhen të tëra praktikat: kontrolli fizik, verifikimi i RBS, verifikimi i detyrimeve të mjetit dhe i të dhënave në sistem, kontrata e kalimit të pronësisë dhe gjenerimi i dokumenteveve të reja të mjetit për blerësin.

Në rast se blerësi dhe shitësi janë në dy qytete të ndryshme, atëherë, kontrata e shitblerjes mund të bëhet në DRSHTRR e secilit qytet ku bien dakord palët, në DRSHTRR ku ka vendbanim shitësi, ose në DRSHTRR ku ka vendbanim blerësi. Ndërsa ndërrimi i pronësisë (ndryshimi i dokumentacionit) duhet të bëhet në DRSHTRR ku ka vendbanim blerësi i mjetit.

Burimi: DPSHTRR

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here