Ndryshimi i mënyrës suaj të të ushqyerit mund të zgjasë jetëgjatësinë tuaj me deri në 13 vjet

Nëse ndryshoni ato që hani, mund t’i shtoni vetes deri në 13 vite më shumë jetë, thotë një studim i sapopublikuar, veçanërisht nqs filloni kur jeni ende të rinj.

Studimi krijoi një model të asaj që mund të ndodhë me jetëgjatësinë e një burri ose gruaje nëse ata zëvendësojnë “dietën tipike perëndimore”, të fokusuar kryesisht tek mishi i kuq dhe ushqimet e përpunuara, me një “dietë të optimizuar”, të fokusuar në ngrënien e një sasie më të vogël mishi të kuq dhe ushqimeve të përpunuara dhe zëvendësimin e tyre me më shumë fruta dhe perime, bishtajore, drithëra dhe arra.

Studimi tregon se nëse një grua fillon të hajë në mënyrë optimale në moshën 20 vjeçare, mund të zgjasë jetëgjatësinë e saj me pak më shumë se 10 vjet. Ndërkohë, një burrë që ushqehet me një dietë të shëndetshme pikërisht nga kjo moshë, mund t’i shtojë vetes 13 vite më shumë jetë.

Përqendrimi në një dietë më të shëndetshme gjithashtu mund të zgjasë jetën e të moshuarve, tha studimi. Duke filluar nga mosha 60 vjeç, një grua mund të rrisë jetëgjatësinë e saj me tetë vjet. Meshkujt që fillojnë një dietë më të shëndetshme në moshën 60-vjeçare mund të shtojnë gati nëntë vjet në jetën e tyre.

Nga një mënyrë e të ushqyerit me bazë bimore mund të përfitojë edhe një 80-vjeçar: gratë dhe burrat mund të fitojnë deri në 3.5 vjet jetë më shumë.

“Nocioni se përmirësimi i cilësisë së dietës do të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike dhe vdekjes së parakohshme është përmendur prej kohësh, dhe është mëse e arsyeshme që më pak sëmundje kronike dhe vdekje të parakohshme do të thotë më shumë jetëgjatësi,” tha Dr. David Katz, specialist shëndeti, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Katz, president dhe themelues i iniciativës jofitimprurëse True Health Initiative, një koalicion global ekspertësh të përkushtuar ndaj mjekësisë së stilit të jetesës së bazuar në prova, ka publikuar kërkime se si të përdoret ushqimi si ilaç parandalues.

“Ajo që ata përcaktojnë si një dietë ‘optimale’ nuk është aspak optimale; është thjesht shumë më e mirë se ‘tipikja’,” tha Katz, duke shtuar se ai mendonte se dieta mund të “përmirësohej më tej, duke sjellë përfitime edhe më të mëdha”.

“Përshtypja ime është se dieta e tyre ‘shumë e përmirësuar’ lejon ende doza të konsiderueshme mishi dhe bulmeti,” tha Katz, duke shtuar se kur ekipi i tij vlerëson cilësinë e dietës në mënyrë objektive, “këta elementë janë në nivele mjaft të ulëta”.

Një mënyrë për të përfshirë më shumë bimë në dietën tuaj dhe për të konsumuar më pak mish të kuq është me dietën mesdhetare, e cila ka fituar dietën më të mirë pesë vjet radhazi, sipas US News & World Report. Që të filloni të hani në mënyrën mesdhetare është të gatuani një vakt çdo javë bazuar në fasulet, drithërat dhe perimet, duke përdorur barishte dhe erëza.

Burimi: CNN Health

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here