Spitali i Pensilvanisë u themelua në vitin 1751 nga Dr. Thomas Bond dhe Benjamin Franklin “për t’u kujdesur për të sëmurët e varfër dhe të çmendurit që endeshin rrugëve të Filadelfias”. Në atë kohë, Filadelfia ishte qyteti me rritjen më të shpejtë ndër 13 kolonitë, duke e bërë Filadelfinan qytetin e dytë më të madh anglishtfolës në Perandorinë Britanike.
Ideja e Bond ishte një risi për kohën. Midis Bond dhe Franklin ekzistonte një miqësi e ngushtë, pasi e kishte ndihmuar këtë të fundit të themelonte Shoqërinë Filozofike Amerikane dhe Akademinë e Filadelfias, e cila më vonë u zhvillua dhe u kthye në Universitetin e Pensilvanisë.
Spitali u themelua në 1751 por arriti të pranojë pacientët e parë në 11 shkurt 1753.
Burimi: Britannica