Të famshëm për të qenurit shik pa shumë mundim, francëzët janë ata që shpenzojnë më pak kohë në rutinën ditore të make up-it, mes 6 vendeve të studjuara nga Statista. 67% e përdoruesve të produkteve të bukurisë thanë se u duhen më pak se 15 minuta për rutinen e make up-it. Gjermani nuk ishte shumë pas, 58% e të pyeturve thanë se u duhen më pak se 15 minuta.
Në Rusi dhe Kinë, më shumë se 50% e përdoruesve të produkteve të bukurisë thanë se u duhen nga 15 deri në 30 minuta për rutinën e tyre. Kina pati gjithashtu edhe numrin më të lartë të atyre që u duhet nga 30 deri në 45 minuta, 14%.
Kohëzgjatje shumë e madhe u vu re në Korenë e Jugut dhe USA, ku u identifikuan rutinat më të gjata se 45 minuta, respektivisht 6% dhe 8%.
Burimi: Statista