Negociatorët e NAFTA premtojnë rezultate në bisedimet e ardhëshme

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, negociatorët e NAFTA (North America Free Trade Agreement) premtojnë rezultate në bisedimet e ardhëshme, rreth fundit të muajit. Pas pesë ditësh bisedime në raundin e tyre të dytë në Mexico City ata ende nuk kanë një rezultat mbi marrëveshjen 23-vjecare. Raundi tjetër është parashikuar nga 23 deri në 27 Shtator në Otava, Kanada.

Presidenti Trump i cili kërkoi rinegocimin e marrëveshjes, ribëri sulmin e tij se humbja e vendeve të punës në ShBA ishte pasojë e kësaj marrëveshje.

Marrëveshja përfshin ҫështje delikate si forca punëtore, defiҫitin tregtar të ShBA me Meksikën prej 64 bilionë usd dhe “rregullat e origjinës”, gjithashtu debatin e nxehtë me sektorin e automobilave.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here