“Oat-zempic”: A mund të zëvendësohet Ozempic me tërshërë?

Një trend i ri në TikTok po pretendon se një pije me tërshërë ndihmon në humbjen e peshës, por çfarë thonë ekspertët?

Çfarë është “Oat-Zempic”?

Në rrjetet sociale është duke u përhapur një trend i ri për humbje peshe, i quajtur “Oat-Zempic”, një lojë fjalësh që lidh tërshërën (oat) me ilaçin popullor për dobësim Ozempic. Ideja është e thjeshtë: përzieni tërshërë me ujë, kanellë dhe lime dhe pini këtë përzierje një ose dy herë në ditë.

Përdoruesit në TikTok pretendojnë se kjo pije ju mban të ngopur, shtyp oreksin dhe për pasojë, ndihmon në rënien nga pesha. Disa prej tyre nuk hanë vakte të tjera gjatë ditës, duke e përdorur këtë si zëvendësues ushqimi.

Rezultatet sipas TikTok

  • @Fred_ddy92 humbi 4.5 kg për 21 ditë
  • @anna.2490 humbi 2.2 kg për një javë
  • @TastyCara humbi 2 kg paund për 5 ditë, duke kombinuar këtë pije me agjërim periodik

Por a është kjo pije vërtet e krahasueshme me Ozempic?

Ozempic është një ilaç që ndikon në sinjalet midis trurit dhe zorrëve, duke e ngadalësuar tretjen dhe duke e shtypur ndjesinë e urisë.

Sipas Dr. Alok Patel nga Stanford:

“Kjo Përzierje nuk ka të bëjë fare me Ozempic. Është në thelb një tas me tërshërë. Po, është i ngopshëm, por nuk ka të njëjtin efekt biologjik.”

A ndihmon tërshëra në dobësim?

Po! Tërshëra është një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes:

  • E pasur me fibra të tretshme
  • Ndihmon në uljen e kolesterolit
  • Mban ndjesinë e ngopjes më gjatë
  • Përmban vitamina dhe minerale

Dr. Patel shpjegon se një gjysmë filxhani tërshërë me ujë mban shumë njerëz të ngopur dhe ndihmon në deficit kalori, që çon në rënie në peshë.

Sipas dietologes Maya Feller:

“Unë nuk do ta rekomandoja zëvendësimin e vakteve me këtë Përzierje. Trupi juaj ka nevojë për më shumë lëndë ushqyese për të funksionuar siç duhet. Ky lloj agjërimi mund të shkaktojë mungesë ushqimi.”

Shumë ekspertë paralajmërojnë që moda si “Oat-Zempic” mund të çojnë në konsum të pamjaftueshëm kalorish dhe në varfërim të dietës.

Receta për “Oat-Zempic”:

  • ½ filxhan tërshërë
  • 1 gotë ujë
  • Lëngu i një lime
  • ½ lugë çaji kanellë
  • (Opsionale: pak mjaltë ose banane për shije)

Përziejini të gjitha në blender dhe pijeni në mëngjes ose mes vakteve.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here