Ofrojini skuadrës suaj fleksibilitet, por mos sakrifikoni produktivitetin

Sfida për menaxherët e sotëm është se si të balancojnë dëshirat e punonjësve për fleksibilitet, ndërkohë që duhet të sigurojnë edhe produktivitetin e skuadrës. Lajmi i mirë është se nuk keni pse të pranoni një kompromis nëse mendoni ndryshe kur njerëzit punojnë së bashku, kush punojnë së bashku dhe si ndajnë informacionin.

Së pari, merrni parasysh kur punonjësit duhet të punojnë në mënyrë sinkrone. Për flukset e punës të bazuara në projekte, ndani detyrat dhe afatet kohore dhe caktoni ditët specifike për punët që mund të mbivendosen gjatë fazave kryesore (për shembull, në fillim, në mes dhe në përfundim të projektit). Programoni takime të rëndësishme gjatë këtyre kohërave dhe bëjeni të qartë se prisni që ekipi juaj të jetë i disponueshëm.

Më pas, rimendoni se kush saktësisht duhet të punojnë së bashku. Me fjalë të tjera, a mund ta ristrukturoni ekipin tuaj në grupe më të vogla, pjesëtarët e të cilëve janë lehtësisht të koordinueshëm me njëri-tjetrin?

Së fundi, dizenjoni sistemet e shkëmbimit të informacionit të ekipit tuaj për t’i bërë më të disponueshme të dhënat e rëndësishme. Pritjet e gjata për përditësimet e statusit ose për pyetjet për të cilat kërkohen përgjigjje të menjëhershme, mund të vrasin produktivitetin. Pra, kuptoni se si mund të përmirësoni aksesin në informacion dhe të zvogëloni kthimet e panevojshme. Këto hapa mund të ndihmojnë ekipin tuaj të ketë fleksibilitetin që dëshiron pa sakrifikuar produktivitetin.

Burimi: Harvard Business Review

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here