Pfizer deklaron krijimin e ilaçit kokërr kundra Covid

Të premten, Pfizer publikoi rezultatet paraprake të studimit te tyre me 775 të rritur. Pacientët që morën ilaçin e kompanisë së bashku me një antiviral tjetër menjëherë pasi shfaqën simptomat e COVID-19, patën një reduktim prej 89% të rasteve të kombinuara të shtrimit në spital ose vdekjes pas një muaji, krahasuar me pacientët që merrnin një pilulë false. Më pak se 1% e pacientëve që merrnin ilaçin duhej të shtroheshin në spital dhe askush nuk vdiq. Në grupin e krahasimit, 7% u shtruan në spital dhe pati shtatë vdekje.

Pjesëmarrësit e studimit ishin të pavaksinuar, me COVID-19 të butë deri në mesatar dhe u konsideruan me rrezik të lartë për shtrimin në spital për shkak të problemeve shëndetësore si obeziteti, diabeti ose sëmundjet e zemrës. Trajtimi filloi brenda tre deri në pesë ditë nga simptomat fillestare dhe zgjati pesë ditë. Pacientët që morën ilaçin më herët treguan rezultate pak më të mira, duke nënvizuar nevojën për testim dhe trajtim të shpejtë. Pfizer raportoi pak detaje mbi efektet anësore, por tha se normat e problemeve ishin të ngjashme midis grupeve në rreth 20%.

Pfizer Inc. është në diskutime me 90 vende mbi kontratat e furnizimit për pilulën e saj eksperimentale Covid-19, e cila u tregua se zvogëlon me 89% rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes në pacientët me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë.

Shefi ekzekutiv Albert Bourla tha se Pfizer pret të vendosë çmimin e trajtimit të Covid-19, të quajtur Paxlovid, afër me çmimin për ilaçin oral antiviral e rivalit Merck & Co Inc.

Çmimi i kontratës së Merck në SHBA për pilulën e saj molnupiriavr është rreth 700 dollarë për një kurs terapie pesë-ditore, raporton Reuters.

Burimi: Reuters, AP

Shpërndaje

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here