Presidenti i Universitetit të Michigan-it pushohet nga puna pas marrëdhënies

Mark Schlissel Burimi: Getty Images North America

Universiteti i Michigan-it pushoi nga puna në mënyrë të menjëherëshme presidentin Mark Schlissel, pasi bordi zbuloi se ai ishte në “një marrëdhënie të papërshtatshme” me një punonjëse të shkollës. Schlissel, 64 vjeç, mori letrën e përfundimit të kontratës në 15 Janar, në të cilën përshkruhej se ai kishte patur komunikim të shpeshtë me vartësen përmes emailit të universitetit duke përdorur “ton dhe gjuhë të papërshtatshme”.

Ndërsa pretendimet për afera dhe sjellje të gabuara seksuale janë të zakonshme në fushën akademike, ato rrallë fusin në grackë presidentët e universiteteve. Universiteti i Michiganit, i vendosur në Ann Arbor, është një nga universitetet më të mira publike në ShBA.

Në letrën e tij bordi tha se kishte mësuar mbi marrëdhënien e supozuar përmes një letre anonime, raporton Bloomberg.

Schlissel, fizikant, e përfundonte kontratën e tij në vitin 2023. Tani universiteti po përshpjeton procedurën për presidentin e ri.

Bordi në letrën e përfundimit të detyrës përshkruante shembuj të ndërveprimeve të tij. Ai gjithashtu botoi në website të universitetit 118 faqe me emaile ku emri i punonjëses nuk ishte i identifikuar, të cilën e quante “zbulimi i plotë për interesin publik”.

Emailet përshkruajnë udhëtime se ku do të takoheshin të dy, përfshirë aktivitete dhurimi. Ata diskutojnë vizitë në Indi, në Taj Mahal si edhe biseda të zakonshme si porositë për pica.

Në një email tjetër ai shprehte pakënqësinë për një ndeshje basketbolli ku duhet të shkonte dhe donte të ulej pranë saj “e vetmja arsye se përse pranova të shkoj je ti. Dikush po më saboton”.

Schlissel nuk është i vetmi drejtues universitar në Michigan që akuzohet për sjellje të papërshtatshme. Në 2020 një tjetër rast u akuzua nga 8 gra.

Burimi: Bloomberg

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here