Pse u ndanë PD dhe LSI në Këshillin Bashkiak?

Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të Tiranës shënoi një ditë ndarje për kampin opozitar PD-LSI.
Ndërsa të dy partitë kanë deklaruar marrëdhënie të kushtëzuar me këshillin dhe kanë bojkotuar disa mbledhje dhe komisione, dje papritur këshilltarët bashkiakë të LSI janë shfaqur në mbledhje, ndërsa ata të PD kanë vijuar bojkotin.

Një ditë më parë zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka shprehur në një deklaratë për shtyp nga selia e PD qëndrimin e grupit të këshilltarëve demokratë duke theksuar vijimin e bojkotit dhe duke sjellë në vëmendje një tentativë të mundëshme të klaneve të ndërtimit për të blerë këshilltarë në lidhje me një projet/vendim i cili sipas saj do të hynte në rend të ditës në momentin e fundit. Për vendimet që lidhen me dhënien me qera apo transferimi e pronave, në këshill janë të domosdoshme 3/5 e votave.

Çarja e PD dhe LSI në këtë mbledhje ka kaluar në heshtje të plotë nga kryetari i grupit demokrat, Kreshnik Çollaku i cili mban edhe përgjegjësinë kryesore të koordinimit të grupit dhe të vendimit për bojkot të vazhdueshëm. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here