Qeveria mbledh kryetarët e Bashkive për humbjet e sektorit të Ujësjellës-Kanalizimeve

Ministrja e Transportit Belinda Balluku dhe Kryeministri Rama në një mbledhje urgjente përballë kryetarëve të Njësive Vendore, shpalosin shifrat alarmante të humbjeve nga sektori i ujësjellës kanalizimeve.

Ata parashtrojnë problematika në shumicën e njësive vendore duke shprehur me shifra humbjet e shkaktuara nga keqmenaxhimi i këtyre sektorëve.

“50% e ndërrmarrjeve të Ujësjellës Kanalizemve arkëtojnë më pak se 70% të faturave”, tha Balluku në komunikatën e saj për shtyp përpara kryebashkiakëve. Detyrimet ndaj OSHE-së janë mbi 2.5 miliardë lekë në vit gjatë dy vitetve të fundit u shpreh ajo. Në 34 ndërmarrje janë investuar gati 130 milionë euro gjatë 2019-2020. Nga kjo mbledhje rezulton se ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve janë debitori më i madh për OSHE-në. Kjo ka çuar një sinjal alarmi në vëmendje të qeverisë përpara përballjes së një krize të pritshme energjetike.

KM Rama bëri përgjegjës shumicën e Kryetarëve të Bashkive për këto shifra, dhe kërkoi që të rishikohen dhe njëherë marrëveshjet e punësimit të drejtuesve të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.

Sërish gjen rastin të godasë Bashkinë e Vlorës, duke e veçuar nga bashkitë e tjera për keqmenaxhim dhe humbje të një sektori të kësaj bashkie.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here