Rezultate nga studimi: Ndikimi i COVID-19 në sjelljen e shoqërisë shqiptare, 22-27 Mars.

Një studim i kryer online për Shqipërinë nga Mendimi.al, gjatë javës së izolimit të detyruar nga autoritet shqiptare për COVID-19, periudha 22-27 Mars sjell disa rezultate të cilat mund t’ju ndihmojnë në punën tuaj. Mosha mesatare e të intervistuarve është 38.4 vjec, prej të cilëve 66% femra dhe 34% meshkuj.
Njerëzit u pyetën për informacionin mbi koronavirusin, ndjenjat e tyre, sjelljen konsumatore, pritshmëritë për të ardhmen e ekonomisë dhe të të ardhurave të tyre.
Mbi 90% e tyre u shprehën për nivel të lartë të informimit mbi koronavirusin. 46.2% e tyre mendonin se situata do të shkojë më keq, ndërsa 23.4% mendonin se ‘‘do ta kalojmë shpejt’’. Informimi mbi lajmet e COVID-19 duket se dominojnë jetët e njerëzve; mbi 92% e tyre informohen cdo ditë dhe madje disa herë në ditë mbi to.



Studimi tregon se njerëzit janë më shumë të shqetësuar për të moshuarit në familje, gjyshërit dhe gjyshet, fëmijët, nipërit dhe mbesat, dhe ky shqetësim është më i vogël për vetë ata. Për nga rëndësia shqetësimi për ndikimin në ekonomi është çështje më shqetësuese krahasuar me mbylljen e punës dhe prishjen e planeve të udhëtimit.


COVID-19 ka ndryshuar edhe sjelljen e njerëzve në raport me higjenën dhe blerjet. Studimi tregon se mbi 80% e shqiptarve të intervistuar kanë shpeshtuar larjen dhe dezinfektimin e duarve. 55.1% e tyre filluan të mbajnë furnizime rezervë në shtëpi, më pak se 50% e tyre filluan të mbajnë doreza dhe maskë mbrojtëse dhe 6.6% e tyre filluan të blejnë online.

Furnizimet rezervë u lidhën më shumë me artikujt sapun, dezinfektues, produkte pastrimi, ushqime të thata si makaronat dhe orizi, vaj gatimi dhe fruta e perime të freskëta dhe më pak në pije alkoolike, cigare dhe produkte kozmetike.


Në lidhje me blerjet online, 12.3% e të intervistuarve u shprehën se ata kanë bërë blerje online për periudhën në fjalë.

Në lidhje me konsumin e alkoolit, vihen re efekte pozitive të periudhës së masave shtërnguese pasi vetëm 1.6% e të pyeturve kanë rritur konsumin e alkoolit në periudhën në studim, 22-27 Mars 2020, ndërsa 26.2% e kanë ulur shumë atë.
Në lidhje me planet për udhëtime në të ardhmen, duket se situata ka ngrirë, e shpjeguar natyrshëm edhe nga ndërpreja e udhëtimeve. Rreth 80% e të pyeturve janë pa plane udhëtimi në këtë moment.

Në lidhje me punën nga shtëpia, më shumë se 50% e të pyeturve është shprehur se ka punuar nga shtëpia, prej të cilëve 23.5% shprehen se kanë punuar shumë.

Studimi përfshinte edhe pyetje mbi ndryshimin në situatën shëndetësore gjatë izolimit, pagjumësinë dhe ankthin. 58.9% e të pyeturve janë shprehur për çrregullim të gjumit, ndërsa 6% kanë vërejtur përmirësim të tij. Gjatë javës së izolimit, 22 Mars-27 Mars, vetëm 5.7% e të pyeturve kanë shprehur se u janë rishfaqur simptoma të sëmundjeve kronike.


69.6 % e të pyeturve raportojnë nivel të lartë të ankthit krahasuar me periudhën përpara koronavirusit. Të pyetur për vlerësimin që ata i bëjnë ankthit të tyre me një nivel nga 0 në 10, ku 0 është ‘‘aspak’’ dhe 10 është ‘‘jashtëzakonisht shumë’’, vlerësimi mesatar për 1115 të pyetur është 5.98, ndërsa vlerësimi mesatar për 1115 të pyetur, me të njëjtën shkallë vlerësimi si më lart, për sa i përket ankthit që ata mendojnë se kanë familjarët dhe të afermit e tyre është 7.13.


Të pyetur mbi krizën e mundëshme ekonomike, shpenzimet dhe të ardhurat, me një nivel nga 0 në 10, ku 0 është ‘‘aspak’’ dhe 10 është ‘‘jashtëzakonisht shumë’’, vlerësimet paraqiten si më poshtë:


Duket se kjo periudhë e vështirë izolimi nga COVID-19 i ka vendosur njerëzit në një moment vetë-reflektimi.
46.9% e të pyeturve thonë se pas daljes nga izolimi dhe rikthimit në jetën normale, shumë gjëra do t’i bëjnë ndryshe dhe 16.2% mendojnë të bëhen njerëz më të mirë.

/mendimi.al

Shpërndaje

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here