Rihana nderohet me titullin “Hero i Kombit” ndërkohë që Barbados shndërrohet në Republikë

Barbados filloi një epokë të re të hënën pasi i dha fund rolit 55-vjeçar të Mbretëreshës si kreu i shtetit dhe u bë republika e re në botë.

Presidentja e re Dame Sandra Mason u betua gjatë një ceremonie të kryesuar nga Princi Charles, në kryeqytetin e ishullit të Karaibeve, Bridgetown.

Në një fjalim për të shënuar këtë rast, Princi i Uellsit tha se skllavëria ishte një ‘mizori e tmerrshme që e njollos përgjithmonë historinë tonë’.

Në këtë ceremoni, Rihanna u nderua gjithashtu me Çmimin e Heroit Kombëtar menjëherë pasi kombi ishull i Karaibeve u bë republikë.

Ajo është gruaja e dytë në historinë e Barbados që i jepet nderi i Heroit Kombëtar pas udhëheqëses fetare Sarah Ann Gill, e cila vdiq në 1866.

Ylli i popit, kohët e fundit është një nga miliarderet e mëdha femër, ishte në mesin e shumë personaliteteve, përfshirë Princin e Uellsit, të pranishëm për të marrë pjesë në ceremoni.

Këngëtarja superstar ishte aty për të parë momentin kur presidentja e re Dame Sandra Mason u betua, dhe ajo sigurisht u vesh për të bërë përshtypje për rastin historik. Ajo zgjodhi një fustan portokalli nga Bottega Veneta.

Barbados është tani një shtet i pavarur pasi e hoqi Mbretëreshën si kreun e shtetit, një rol që ajo e ka zënë që nga viti 1966. Megjithatë, do të nënkuptojë pak ndryshim të dukshëm për 290,000 banorët e këtij kombi, i cili shtrihet në Atlantik në lindje të Karaibeve. Presidentja e re Dame Sandra Mason thjesht kalon nga roli i saj deri dje si Guvernatorja e Përgjithshme e mbretërve.

Forcat e armatosura do të marrin dekorata të reja në uniformat e tyre dhe burgu i ishullit nuk është më i ‘madhërisë së saj’ për t’u përdorur thuhet në një artikull nga Daily Mail.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here