Ronaldo heq shishen e pijes së gazuar, dëm real apo kundër-reklama si strategji fitimprurëse?

Një nga lajmet më të diskutuara të ditëve të fundit është edhe ai ku thuhet se Kristiano Ronaldo shkaktoi 4 miliard dollarë rënie nga vlera e tregut të Coca-Cola pas marifetit të tij gjatë konferencës për shtyp të hënën (14 qershor). Kapiteni u tha teleshikuesve ‘Pini ujë!’ gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve. Hoqi dy shishe me pije të gazuar nga tavolina para tij gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes.  Dhe menjëherë u përfol sikur reagimi i tij ndikoi direkt në rënien e cmimit të aksioneve të Coca-Cola, i cili ra nga $56,10 dollarë $55,22 dollarë. 

Por jo. Në të vërtetë çmimi i aksionit të Coca-Cola ra menjëherë në hapjen e tregut të aksioneve në orën 9:30 të mëngjesit edhe para se konferenca për shtyp e Ronaldos të planifikohej të fillonte në 9:45. Madje cmimi i aksioneve u rrit lehtë gjatë konferencës pas gjestit të Ronaldos, duke shkuar në $55.30. 

“Çmimi i aksioneve të kompanisë, megjithatë, kishte filluar të binte edhe para gjestit dhe nuk ka asnjë provë të një lidhjeje shkak-efekt midis gjestit dhe çmimit të aksioneve” – raporton Ben Popken për NBC news. 

Gjatë ditës, 1.6 përqind e vlerës së Coca-Colës pësoi një rënie prej $ 4 miliardë. Aksionet e Coca-Colës patën një rikuperim të vonshëm, me çmimin deri në $ 55.44 në mbylljen e ditës së bursës. 

Marifeti i Ronaldos tashmë është ndjekur nga yjet e tjerë të Euro 2020. Të martën, lojtari francez Paul Pogba (meqënëse është mysliman) hoqi një shishe birrë gjatë konferencës së tij për shtyp. Dhe të mërkurën, futbollisti i Italisë Manuel Locatelli gjithashtu hoqi shishet e Coca Cola nga konferenca e tij për shtyp. 

Coca-Cola dhe Heineken po marrin vëmendje akoma më shumë në mediat sociale pasi dy yje futbolli dukshëm hoqën shishet e tyre në intervista ku vetë dy kompanitë e pijeve i kishin sponsorizuar si evente.

Coca-Cola këmbënguli në një deklaratë për shtyp që lojtarët të jenë të lirë të zgjedhin nga opsionet e ndryshme të pijeve që kanë në dispozicion si sponsor të Euro 2020. Ata kanë 200 marka në të gjithë botën të cilat përfshijnë edhe ujin. Në disa artikuj të Yahoo! Finance gazetarët financiarë janë shprehur se “nuk ka gjasa” që Coca-Cola të pësojë dëmtime afatgjata nga mospirja e pijeve nga Ronaldo. Madje klikimet per simbolin e Coca-Colës në faqet e tregjeve financiare janë rritur në mënyrë galopante brenda javës duke e bërë kompaninë akoma edhe më interesante. 

Kundër reklamat një strategji e re e Coca-Colës dhe Heineken?

Atëherë lind pyetja, mos është e mundur që të kemi të bëjmë me një kundër reklamim nga vetë Coca-Colëa dhe Heineken, nëpërmjet këtyre ngjarjeve që në pamje të parë duken reale. Mesazhi është i qartë “të hamë shëndetshëm”. Por birra dhe pija me gaz nuk janë produkte të shëndetshme. Ta mendojmë pak më gjatë? Jemi gati në përfundim të pandemisë dhe ideja e shëndetit të mirë është në mendjen e cdokujt. Si rrjedhojë, vetë kompanitë kanë parë ulje në cmimet e bursës gjatë 2020 dhe fillimit të 2021. 

Shohim pak si ka ecur Coca-Cola dhe Heineken gjatë javës së sportit dhe gjatë vitit ne NYSE. 

Të mërkurën, fiks, një ditë pas shfaqjes së Pogbas, Heineken ka pësuar rritje në bursë duke shkuar në pikën më të lartë të vitit me një cmim prej $99.74 për aksion. 

Coca-Cola vërtetë pati ulje atë ditë, por sic e thamë nuk ishte si rrjedhojë e vërtetuar nga demonstrimi i Ronaldos sipas ekspertëve të bursës së New York-ut.  Aksionet e Coca-Cola, vazhdojnë të kenë një rritje si rrjedhojë e sezonit të verës dhe sponsorizimi i kampionatit të futbollit europian. 

Do të shikojmë në të ardhmen nëse këto manovra gjatë intervistave ku sponsorave ju hiqet produkti nga figura publike janë plane strategjike të ideuara nga vetë kompanitë. Të njëjta strategji me kundër-reklama i kemi parë me kompanitë e fast-food-eve ku propagandojnë për ndërgjegjësimin e konsumit të ushqimit të shëndetshëm ndërkohë që shesin ushqime të shpejta, ose kundër reklamat për mospirjen e duhanit në paketat e duhanit. Hipoteza jonë ngrihet duke u bazuar në konceptin e psikologjisë së anasjelltë të cilën e përdorin bizneset në reklamimet e tyre./mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here