Renis Gjoka rocks The Dictator

Rock the Dicator është projekti më i ri i artistit të talentuar Renis Gjoka. Ai ka vendosur që këtë herë të ndërtojë një koncept të ndaluar duke e vendosur muzikën rock brenda vilës së diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha. Sistemi i kaluar komunist, në mënyrë absolute nuk lejonte që tingujt e muzikës perëndimore, të depërtonin në territorin e Republikës së Shqipërisë. Shumë artistë që tentuan ta sillnin këtë frymë me artin e tyre, u persekutuan në mënyrat më të tmerrshme të mundëshme. Sot, pas mbi 30 vitesh, artisti performon zhanrin e ndaluar nga ai sistem, pikërisht nën çatinë e diktatorit, ku merreshin vendimet çnjerëzore kundrejt popullit dhe në veçanti, kundrejt artistëve që guxonin të thithnin ajër perëndimor. Renis Gjoka realizon koncertin e tij, të konceptuar brenda ambjenteve të viles së ish diktatorit, në 3 akte, ku këndohen 23 krijime të artistit. Akti 1 – Unplugged (zyra e Enver Hoxhëës), akti 2 – Rock Band (holli kryesor i vilës), akti 3 – Symphonic Orchestra (oborri i vilës). Emra të rëndësishëm si Josif Gjipali, Robert Aliaj, Edmond Tupja, Eugent Bushpepa, Endri dhe Stefi Prifti, Big Basta, Vin Veli, Aleksander Gjoka etj, ngjiten në skenë për të interpretuar sëbashku me artistin./mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here