Rregullatorët shqiptarë bashkëpunojnë për çështjen e brezit 700 MHz

Rregullatori i telekomunikacioneve në Shqipëri AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) ka nënshkruar me 03.11.2021 një marrëveshje bashkëpunimi me Rregullatorin e Transmetimeve të vendit AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) për një sërë çështjesh, përfshirë lirimin e brezit 700 MHz.

Rregullatorët deklaruan se AMA do të lirojë brezin 700 MHz ndërsa AKEP do të mbikëqyrte administrimin e brezit.

AKEP në një deklaratë zyrtare raporton se qëllimi i deklaruar i rregullatorëve është të sigurojnë që përdorimi nga ana e tyre i këtij brezi të jetë në përputhje me objektivat e vendosura nga ITU dhe BE.

Të dy institucionet gjithashtu do të bashkëpunojnë për:

  • lirimin e brezit 700 MHz (të ashtuquajtur DD2), nga AMA dhe marrjen në administrim të këtij brezi nga AKEP, duke shkuar drejt respektimit të afateve të vendosura nga BE dhe ITU;
  • ngritjen e një TASK-FORCE me përfaqësues të përbashkët nga të dy institucionet me qëllim luftën kundër kundër paligjshmërisë në transmetimet pa të drejta autori përmes rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe zhvillimin e veprimtarisë vetëm nga subjekte të licencuara/autorizuara nga autoritetet rregullatorë;
  • ngritjen e një grupi të përbashkët, i cili do të ndjekë në vijueshmëri problemet e interferencave të shkaktuara nga subjekte, veprimtaria e të cilëve përfshihet në fushën e veprimit të këtyre institucioneve si dhe interferencave që raportohen nga autoritetet rregullatore të vendeve fqinjë;
  • krijimin e një inventari të unifikuar të frekuencave bazuar në detyrimet ligjore të përcaktuara për të dy institucionet lidhur me “Miratimin e programit shumëvjeçar për politikën spektrale dhe të planit të veprimit” si dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të saj.

Në tetor 2020, ITU bëri thirrje që migrimi i operatorëve të transmetimit nga 700 MHz të përfundojë deri në fund të vitit 2022, në mënyrë që brezi të mund të rialokohet te operatorët e rrjetit celular.

Përmes këtij memorandumi, institucionet angazhohen të bashkëpunojnë për realizimin dhe zbatimin e tij, në një mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase por edhe për realizimin sa më cilësor të qëllimit të tij.

Por përse është i vlefshëm ky brez transmetimi? Cfarë përfiton publiku i gjerë?

Banda 700 MHz është një pjesë e rëndësishme e brezit të disponueshëm si për komunikimet komerciale me valë ashtu edhe për sigurinë publike. Banda përbëhet nga 108 megaherz të spektrit që funksionon nga 698-806 MHz dhe u lirua si rezultat i Tranzicionit të Televizionit Dixhital.

Vendndodhja e brezit 700 MHz — pak mbi kanalet e mbetura të transmetimit televiziv — i jep karakteristika të shkëlqyera përhapje. Kjo lejon që sinjalet 700 MHz të depërtojnë lehtësisht në ndërtesa dhe mure dhe të mbulojnë zona më të mëdha gjeografike me më pak infrastrukturë (në raport me frekuencat në brezat më të lartë). Ofruesit e shërbimeve celulare mobile mbarë botërorë që atëherë kanë filluar të përdorin këtë brez transmetimi për të ofruar shërbime celulare me brez të gjerë për telefonat inteligjentë, tabletët, kompjuterët laptop dhe pajisje të tjera celulare, sipas Komisionit Federal te Komunikimit.

Burimi: AKEP

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here