Biden dhe von der Leyen e BE-së do të takohen sërish në Shtëpinë e Bardhë për tregtinë, Ballkanin dhe klimën

Presidenti Joe Biden do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për të diskutuar mbi tregtinë dhe trazirat e Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera, ndërsa ai vazhdon të përpiqet të përmirësojë lidhjet me Bashkimin Evropian shkruan Reuters.

Takimi në Uashington vjen menjëherë pasi Biden dhe von der Leyen, presidentja ekzekutive e BE-së, u takuan gjatë mbledhjes së G20 të liderëve botërorë në Romë dhe konferencës së OKB-së për klimën në Glasgow.

Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit do të ndjekin ato takime dhe do të diskutojnë “rregullat e rrugës” për ekonominë përmes një këshilli të përbashkët tregtie dhe teknologjie SHBA-BE, ngrohjen globale dhe çështjet rajonale si Ukraina dhe Ballkani Perëndimor.

Përpos shumë çështjeve si ajo e bashkëpunimit për klimën botërore, Biden dhe von der Leyen mund të diskutojnë gjithashtu mbi një mundësi të një rritje të mprehtë të çmimeve të energjisë që ka nxitur shqetësimet për inflacionin në shumë vende.

Burimi: Reuters

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here