Scholz thotë se Gjermania është e përgatitur për ndalimin e gazit nga Rusia

Gjermania dhe Evropa janë të përgatitura të përballojnë pasojat nëse Rusia vendos të ndalojë plotësisht furnizimet e gazit, tha në një deklaratë të shtunën kancelari i vendit Olaf Scholz.
Gjermania është përgatitur “që Rusia të ndërpresë kryesisht furnizimet me gaz për shkak të luftës kundër Ukrainës“, tha Scholz, duke shtuar se vendi i tij ka ngritur terminale në bregdetin verior të Gjermanisë për të importuar gaz të lëngshëm. Ekonomia më e madhe e Evropës është në qendër të krizës energjetike të kontinentit pasi presidenti rus Vladimir Putin po shkurton furnizimet në shenjë hakmarrjeje për sanksionet që lidhen me luftën në Ukrainë.  Shqetësimet janë shtuar se Gjermania mund të përballet me një valë falimentimesh si pasojë e krizës.
 “Kemi kursyer gazin. Ne po përdorim edhe një herë aftësitë e prodhimit të termocentraleve me qymyr. Në fillim të vitit të ardhshëm do të kemi mundësinë të përdorim termocentralet e mbetura bërthamore të Gjermanisë jugore nëse është e nevojshme,” tha kancelari.
Burimi: Bloomberg
Përktheu dhe përshtati: Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here