Si do të jetë Britania pas Brexit?

Brexit ndodhi. Pas 1316 ditësh të trazuara politike, Britania e Madhe tashmë qëndron e vetme si shteti i parë në histori që largohet nga Bashkimi Europian.

Brexit këputi karrierat e dy Kryeministrave dhe e la të ardhmen e Britanisë në pikëpyetje. Rasti i pavarësisë së Skocisë po bëhet një çështje gjithnjë e më e vështirë për tu injoruar ndërsa perceptimi se Britania do të shiste Irlandën e Veriut ka punuar për interes të atyre që duan bashkimin e irlandezëve.

Kjo është thjesht politika: e ardhmja politike e Britanisë nuk ka qenë kaq e paqartë që në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Brexit më në fund ndodhi, ndërsa Kryeministri Boris Johnson pranoi se vendi ishte i ndarë, duke thënë: ‘‘Për shumë njerëz ky është një moment mahnitës shprese, një moment të cilin ata nuk do mendonin se do të vinte ndonjëherë. Dhe këtu ka edhe shumë të tjerë të cilët ndjejnë ankthin e humbjes… Unë i kuptoj këto ndjenja dhe është detyra jonë si qeveri të bashkojmë vendin dhe të ecim përpara’’. Boris Johnson ka kapital politik për ta shpenzuar. Panorama e zgjedhjet e vitit të kaluar treguan se ai ka fuqi të fillojë rindërtimin e Britanisë dhe imazhin e tij. Kjo do të thotë se ai mund të rimodelojë pozicionin e vendit të tij në skenën ndërkombëtare.

Pyetja kyçe e cila ka nevojë për përgjigje për 11 muajt e ardhshme, është: a do të bashkohet Britania me fqinjët dhe me pikëpamjet e tyre shumëngjyrëshe për botën, apo do të jetë në ekip me politikën amerikane të përballjes?

Pse 11 muaj? Sepse sipas marrëveshjes që Britania nënshkroi me Bashkimin Europian, periudha tranzitore e Brexit përfundon më 31 Dhjetor dhe çdo marrëveshje që palët mund të kenë arritur për të ardhmen përfshihet në këtë afat.

Në një botë ideale, Britania pas-Brexit do të jetë e lirë që të krijojë marrëdhënie të reja ekonomike edhe me BE edhe me SHBA, ndërkohë që mund të mbajë një marrëdhënie diplomatike me fuqinë e ndërmjetësit mes të dyjave.

Problemi akut i BE me Kinën. Nga një anë, vende europiane në stanjacion ekonomik përfitojnë nga investimet kineze. Nga ana tjetër, këto investime vijnë bashkë me rrezikun potencial të të lejuarit të kompanive me pronësi shtetërore të operojnë në Europë. Dhe kjo ka implikime me aleatët e Europës për inteligjencën e përbashkët, siç është SHBA.

Europa ka gjithashtu një marrëdhënie të komplikuar me Rusinë. Shumë vende europiane varen nga investimet ruse dhe burimet natyrore. Por Europa ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për aneksimin e paligjshëm të Krimesë.

Brexit krijon kështu paqartësi edhe për pozicionin që do të mbajë Britania në Europën Lindore.

Në tërësi egziston rreziku që Britania të fokusohet shumë tek marrëdhëniet tregtare dhe të mos jetë një lojëtar strategjik në aspekte të tjera.

Çfarë do të ndodhë me udhëtimet e britanikëve? Megjithëse Britani doli nga BE në 31 Janar, ajo do të jetë pjesë e tregut të përbashkët dhe doganave të përbashkëta sipas kushteve të periudhës së tranzicionit e cila zgjat deri në 31 Dhjetor 2020, duke krijuar shpresë për marrëvedhje mes palëve. Në prill 2019, Parlamenti Europian ka rënë dakord që shtetasit britanikë të udhëtojnë pa viza brenda kufinjve të Shengen, për periudha të shkurtra nga 90 ditë deri në 180 ditë, por mbetet e paqartë se si do të udhëtojnë britanikët në 2021.

Burimi: CNN

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here