Nga Sylë Ukshini: Kostoja e gënjeshtrës së Çernobylit dhe pandemia Covid-19

Nga Sylë Ushkini

Sa më shumë që përhapet dhe merr jetë pandemia Covid-19aq më shumë po shtohen dyshimet për mënyrën, kohën dhe përmasat e shpërthimit dhe përhapje së saj nga qyteti kinez Wuhanin,. Përse pikërisht kjo mëdyshje për të vërtetesën? Si me Çernobylin me 1986 edhe tani me coronavirusin kemi të bëjmë me dy sisteme komuniste, jo demokratike dhe është vështirë të dihet kostoja e gënjeshtrës dhe ku e vërtetë kuptohet me vonesë ajo ajo varroset bashkë me dëshmitarët e saj. Edhe sot nuk dihet cili është numri i të vdekur se në aksidentin e centralit bërthamor në Çernobyl, autoritetet zyrtare gjithmonë kanë mbrojtur numrin 31, ndërsa vëzhgues të ndryshëm konsiderojnë se ky numër mund të jetë deri në afro 100 mijë veta dhe rreth 300 mijë veta të zhvendosur.

I karantinizuar nën moto tashmë të njohur “Rri në shtëpivendosa të ndiqja 55 seritë e filmit “Çernobyl” që flet për shpërthimit e centralit atomik në ish-Bashkimin Sovjetik, ngjarje e cila pati ndikim të jashtëzakonshëm për të ardhmen e shtetit sovjetik dhe për të cilën u sakrifikuan shumë njerëz.Por, e vërteta mbase akoma nuk njihet në përmasat plota. Filmi i shkëlqyer pesë-orësh “Çernobyl” përfundon me fjalët, “Në kujtim të gjithë atyre që vuajtën dhe sakrifikuan”. Është një shënim i përshtatshëm përfundimtar për një seri që mund të shërbejë si homazh për vetëm ata njerëz, punëtorë që vdiqën në shpërthim e këtij centrali bërthamor si dhe një nderim për ata shkencëtarë që folën të vërtetën për të siguruar që kjo tragjedi të mos ndodhte më. I strukturuar dhe i konceptuar në mënyrë të shkëlqyeshme si dhe i interpretuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga Jared Harris, Emily Watson, Stellan Skarsgard, dhe më shumë, “Çernobyl” është i hidhur, por ka një fuqi të jashtëzakonshme kumulative. Secilën e konsideroja më mbresëlënëse se ajo paraprakja, pasi kompleksi i Johan Renck, vizioni i shtresuar i një kombi të tërë i ndryshuar nga një ngjarje bërthamore bëhet gjithnjë e më shkatërruese.

Është një kryevepër  dhe jashtëzakonisht tronditëse.  Edhe pse ka skena të rënda, të rrëmben me mënyrën e interpretimit të aktorëve dhe për sekretet që zbulon për këtë ngjarje e cila pati tronditur asokohe Bashkimin Sovjetik dhe gjithë vendet evropiane për shkak të rrezikut të rrezatimit. Sovjetikët për vite  e mbajtën sekret si për pasojat  ashtu edhe për shkaqet e aksidentit që çuan në shpërthimin e këtij centrali bërthamor në periudhën e Luftës së Ftohtë dhe të garës midis SHBA-së dhe BS-së.

Në pesë episode filmi “Çernobyl” tregon jo vetëm çfarë e shkaktoi  këtë katastrofë nukleare të vitit 1986, pir edhe për mënyrën se si qeveria sovjetik e Michael Gorbaçovit, dhe sidomos shërbimi i tmerrshëm intelegjent sovjetik, KGB, u përpoqën që ta fshinin brenda vetë Bashkimit Sovjetik dhe publikut ndërkombëtar atë çfarë realisht kishte ndodhur dhe cilat do të ishin dëmet nga mbetjet radioaktive.

Filmi “Çernobyl” ashtu si Wuhani kinez na dëshmojnë sesa e cenueshme është kjo botë dhe krejt njerëzimi, çfarë potenciali marramendës bërthamor posedon sot bota dhe cila do të ishin pasoja e tij në rast të ndonjë çrregullimi aksidental apo përdorimi agresiv nga vende e regjime jodemokratike? Edhe mënyra e sesi në Wuhan doli korona virusi ka lënë shumë pyetje të hapura. Një herë u tha se mori fund, tash sërish thuhet se është margjinalizuar. Në ndërkohë numri i vdekjeve në Evropë dhe në SHBA është i jashtëzakonshëm, mbase numrin real në Kinë nuk do ta kuptojmë asnjëherë.

“Cili është çmimi i gënjeshtrës ? thotë Valery Legasov (JatedHaaris) kimisti  sovjetik dhe përgjegjësit për të hulumtuar se çfarë ka shkuar keq gjatë një debati në filmin “Çernobyl. Sa më shumë hulumtohen shkaqet e vërteta të aksidentit aq më e pasigurt bëhet jeta për kimistin sovjetik dhe ekipin e tij. Sovjetikët i frikëson vetëm e vërteta, ata duan ta dëgjojnë dhe ta përhapin vetëm gënjeshtrën, ngjashëm si bëjnë tani rusët shumë gjëra hapësirën tonë dhe më gjerë.

“Rreziku i vërtetë është nëse ne dëgjojmë gënjeshtra, atëherë ne nuk do të arrijmë që të dallojmë të vërtetën”, thotë kimisti i përkushtuar sovjetik. Në këtë histori nuk ka  rëndësi se kush janë heronjtë.  E gjithë që duhet ta dinë është, kush duhet fajësuar?”

“Nuk je një hero. Jo thjeshtë një njeri i mbaruar dhe që e ka harruar vetveten”, i thotë kimistit njeriu i ftohtë i KGB-së.  Në anën tjetër kimisti kundërpërgjigjet: “ E di kush jam dhe çfarë kam bërë. Në një botë të drejtë do të më qëllonin për gënjeshtrat, por jo për këtë, jo për të vërtetën”. Lufta për të vërtetën vazhdon me kërcënimin për jetë. “Shkencëtarët… dhe fiksionet e tua idiote… kur të vijë plumbi pas koke, ç’vlerë do të ketë”? thotë njeriu i fuqishëm i shtetit sovjetik.

Më tej kimistit i bëhet e qartë se puna e tij e madhe tij e madhe e sintetizuar në një raport profesional nuk do të pranohej dhe as nuk do të shpërndahej për shtyp. “Nuk do të komunikosh me askënd për Çernobylin”, i është mesazhi që merr kimisti. Ai po ashtu e kupton se tani tutje do të jetonte aq sa dëshironte regjimi komunist, por jo i shkencëtar, pa miq, pa autoritet. “Do të mbetesh kaq i parëndësishëm për botën rreth teje sa kur të vdesësh  do të jetë jashtëzakonisht e vështirë ta kuptosh që ke jetuar ndonjëherë”, është ndëshkimi që merr kimisti i përkushtuar nga shteti i tij sovjetik.

E kupton se të jesh shkencëtar duhet të jesh naiv, sepse ata janë të përqendruar  në kërkimin e së vërtetës sa nuk e kuptojnë sa pak veta që ta gjejnë atë. Por, është gjithmonë aty, e shohim ose jo, pavarësisht nëse zgjedhim ta shohim ose jo. E vërteta nuk do t’ia dijë për nevojat apo dëshirat tona.

E vërteta nuk do t’ia dijë për dëshirat e qeverive

Pra, nuk do t’ia dijë as për qeveritë tona, për ideologjitë tona, fetë tona. Do të qëndrojë në pritje të gjithë kohës. Fundja, kjo është dhuntia e Çernobylit. Kur kisha frikë për koston e të vërtetës, tani pyes, cila është kostoja e gënjeshtrës? Kur përfundon incizimin  kimisti Valery Legasov vrau veten, në moshën 51 vjeçare me 28 prill 1988, fiks  dy vjet pas shpërthimit të Çernobylit. Pas vdekjes së tij, zyrtarët sovjetikë më në fund njohën gabimet e projeksionit të reaktorit bërthamor të Bashkimit Sovjetik. Më pas reaktorët u riparuan për të parandaluar përsëritjen e një aksidenti ai  i Çernobylit.

Në film dokumentohet se 400 minatorë bënë një punë të jashtëzakonshme ditë e natë për një muaj për të ndaluar shkrirjen totale bërthamore, e cila do të kishte pasoja edhe më të mëdha nga radioaktiviteti pushtoi thuaja gjithë qiellin e Evropës në atë kohë Vlerësohet se të paktën 100 minatorë vdiqën para moshës 40 vjeçare.

Mbi 600 mijë njerëz u rekrutuan për të shërbyer nën Zonën e Përjashtimit. Pavarësisht përhapjes së sëmundjes dhe vdekjeve si rezultat i rrezatimit, qeveria sovjetike nuk ruajti të dhënat zyrtare  për fatin e tyre. Rajoni i ndotur i Ukrainës dhe i Bjellorusisë, njëkohësisht Zona e Përjashtimit përfshinte 2600 kilometra katrorë. Rreth 300 mijë njerëz u shpërngulën nga shtëpitë e tyre. U thanë që do të ishte e përkohshme, por edhe sot është e ndaluar të kthehen. Pas shpërthimit  kishte një rritje dramatike të numrit të prekurve me kancer në Ukrainë dhe Bjellorusi. Numri më i lartë ishte ndër fëmijët. Në fakt, ka edhe sot e kësaj dite të sëmurë nga rrezatimi i madh i Çernobylit.Por, edhe sot nuk dihet kostoja e vërtetë njerëzore e Çernobylit. Shumica e vlerësimeve variojnë nga 4 mijë në 93 mijë vdekje. Ndërsa numri zyrtar i vdekjeve na sovjetikët mbi i pandryshuar që nga viti 1987, është 31 veta.

Më 2017 puna u përmbush me mbylljen e re të sigurt të Çernobylit me një kosto afro 2 miliardë dollarë.

Por pavarësisht, tentativës për ta mbajtur të fshehur të vërtetën për shpërthimin e Çernobylit, ajo pati pasoja edhe më të mëdha se që mund të kishte paramenduar ndokush edhe brenda qeverisë sovjetike në Moskë.  Vetë Michael Gorbaçov, i cili drejtoi Bashkimin Sovjetik deri më shpërbërjen e tij me 1991, më 2006 shkroi: “Shpërthimi bërthamor në Çernobylishte ndoshta arsyeja e vërtetë e rënies së Bashkimit  Sovjetik”.

Edhe në rastin e dëmeve në njerëz dhe në ekonomi nga Covid-19 nuk mund të thuhet sesa do të jenë të mëdha, por ajo që tani vlerësohet se sfida më e madhe që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Me gjasë edhe kinezët, ashtu si dikur sovjetikët,  e ka fshehur të vërtetën për disa javë, madje, edhe për disa muaj për eksplodimin e virusit në Wuhan. Nëse Çernobil u bë paralajmërim dekompozimit të Bashkimit Sovjetik si shtet, Wuhan çfarë paralajmërimi jep për Kinën  dhe rendin ndërkombëtar.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here