Si të riorganizoni jetën tuaj

E mbani mend lepurin e bardhë te “Liza në botën e çudirave” që nxirrte orën nga xhepi dhe fillonte të vraponte duke thënë “Jam vonë, jam vonë“?

Epo, lepuri jemi ne: gjithmonë duke nxituar, gjithmonë me vonesë, gjithmonë me atë ndjesinë që koha është një entitet mitologjik që nuk na përket. Midis angazhimeve, njoftimeve që shpërthejnë dhe gjërave që “duhej të ishin bërë dje”, jemi bërë kampionë olimpikë të stresit kronik. Por hej, një duartrokitje: të paktën jemi të mirë në diçka.

Problemi? Të jetuarit me pilotin automatik. Mendojmë për të ardhmen, për gjërat që ende duhet të bëjmë, dhe harrojmë të shijojmë atë që po jetojmë. A të ka ndodhur ndonjëherë të përfundosh fjalitë e të tjerëve sepse “nuk pret dot”? Apo të duash të mbarosh një punë që dikush po e bën shumë ngadalë për standardet e tua? Urime, je zyrtarisht lepuri te “Liza në botën e çudirave” me krizën e durimit të përfshirë.

E vërteta është se ky stil jetese nuk na bën mirë. Vrapo sot, vrapo nesër, dhe përfundon duke pyetur veten pse je gjithmonë i lodhur dhe i frustruar. Problemi është se nuk dimë të ngadalësojmë dhe të organizohemi. Por mund të ndryshojmë. Si? Me pak planifikim inteligjent dhe, mbi të gjitha, duke mësuar të themi “jo“.

Ja 3 metoda:

  1. Pamja nga helikopteri: Hip mbi helikopterin tënd imagjinar dhe shiko gjithçka nga lart. Cilat angazhime janë me të vërtetë të rëndësishme? Filloni nga ato. Të tjerat? Mund të presin.
  2. Punën e sotme mos e lër për nesër: Shtyrja e detyrave të mërzitshme për “nesër” është si të grumbullosh kutitë në një qoshe: në fund të gjitha rrëzohen së bashku. Përballu menjëherë me më të keqen dhe pastaj relaksohu.
  3. Mbro kohën tënde: A e ke lënë ndonjëherë derën metaforike (apo fizike) hapur për këdo? Rezultati: të pengojnë, të shkëpusin nga puna dhe humb orë. Mëso të mbrohesh me një “Jo tani, faleminderit.

Dhe ki kujdes nga “hajdutët e kohës”, ata sabotatorë të dashur që të marrin orë pa e kuptuar. Telefoni që bie pa pushim, njoftimet në rrjetet sociale. Kërkesat që nuk mund të refuzohen? Po, mundesh. Është të dish të thuash “jo“. Dhe jo, nuk je i keq nëse e bën. Thjesht je një person që di të vlerësojë veten.

Së fundmi, mos harro të fusësh në axhendë veten tënde. Jo si një opsion, por si një prioritet. Sepse pa “benzinën” tënden, rrezikon të ndalosh në mes të rrugës.

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here