Strukturoni mendimet tuaja që të shkruani vetëm për një ide thelbësore

Ka një mënyrë shumë të thjeshtë që mund t’ju ndihmojë të paraqisni argumentet tuaja në një mënyrë shumë të qartë, konçize dhe tërheqëse. Quhet rregulli “një ide”. Me pak fjalë, çdo shkrim i suksesshëm duhet të shprehë vetëm një ide kryesore.

Për ta identifikuar lehtësisht, bëjini vetes pyetjet e mëposhtme:

Çfarë di unë për këtë temë? Çfarë më frymëzon rreth kësaj teme? Çfarë mund të them unë që do jetë interesante për të tjerët?

Përdorini këto pyetje për të ngushtuar idetë. Më pas, gjeni fakte dhe të dhëna që mund të jenë të dobishme ose befasuese për të tjerët dhe që e mbështet idenë tuaj. Mbani shënim çdo gjë që mund ta mbështesë argumentin tuaj. Nëse jeni në gjendje të gjeni kundërshtimet e këtyre argumenteve përpara se t’ja u nxjerrin të tjerët në pah, atëherë ju e theksoni akoma më shumë idenë kryesore. Përfshini vetëm informacionin e nevojshëm. Nëse çdo e dhënë që juve keni grumbulluar lidhet me idenë kryesore, do ta keni shumë të lehtë për ta vazhduar dhe përfunduar atë. 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here