Zgjedhjet e 14 majit: Grupi “Berisha” vs “Alibeaj”

Duket se nuk është arritur të gjendet gjuha e përbashkët midis kampeve të ngritura në Partinë Demokratike. Sipas mbledhjeve të organizuara, Sali Berisha ka bërë me dije që nuk do të bashkohen me Alibeaj, por po punojnë për të hyrë në koalicione me parti të tjera, ku partia kryesore mbështetëse mbetet Partia e Lirisë (PL) dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ).

Sipas Arben Ristani, bashkimi i këtyre dy grupimeve do të thotë bashkim me Ramën, gjë që grupi “Berisha” nuk e aprovon dhe kërkojnë që shqiptarët ta bëjnë ndryshimin me votë.

Ndërsa Edi Paloka shprehet se ftesa e Alibeajt për bashkim është pjesë e hipokrizisë, pasi ky i fundit nuk i njeh Primaret.

Ilir Meta është shprehur se Primaret kanë nxjerrë kandidatë të mrekullueshëm, duke shtuar se kandidatët nuk janë të Berishës, por të qytetarëve. Ai gjithashtu ka thënë se kushti i vetëm për koalicion me Sali Berishën është mbrojtja e lirisë së qytetarëve shqiptarë ndaj kryeministrit Edi Rama.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here