Pa çokollata, gjëra me forma zemrash dhe asgjë me “flluska”
Mbani shënime, zotërinj dhe na falenderoni më vonë… uroj që të jesh duke lexuar dhe ti M.
1. Vera nuk del kurrë nga moda
Edhe pse 80% e blerjeve të shisheve të verës bëhet nga gratë, sërish vera konsiderohet si një zgjedhje e burrave. Kështu që blijini një shishe të mirë vere…mbase ajo do ta ndajë me ju e kështu të dy palët do dilni të fituar. Ajo do të pijë, ju do të pini dhe në fund…nata do të jetë e gjatë.
2. Qirinjtë aromatikë
Gratë kanë nevojë për pak kohë për veten. E ku ka më mirë se një vaskë e nxehtë, nën dritën dhe aromën e këtyre qirinjve. Aroma e vaniljes nuk ju zhgënjen kurrë.
3. Një gift card për blerje rrobash
Epo besoj e dini që ajo asnjëherë nuk ka diçka për të veshur edhe pse dollapet po rënkojnë nga aq shumë rroba…kështu që nuk keni pse dëgjoni më ankesa për planet e minutës së fundit.
4. Pak bling – bling
Kot nuk thonë që diamantët apo florinjtë janë mikesha më e mirë e një femre… Një gjë që shndrrit nuk do e zhgënjejë kurrë.
5. Gift card për libra
E nëse ajo shijon fantazinë që i falin librat, lejomëni t’ju them miku im se ju jeni një person me fat që e ka gjithmonë dhuratën gati.
6. Një stilograf dhe një bllok
A mund të shprehi ajo të gjitha ndjesitë që po i kalojnë ndër mend me fjalët më të përzgjedhura që ju lënë pa fjalë? Atëherë një bllok dhe një stilograf nuk do t’ju lënë në baltë.
P.S do fitoni pikë ekstra nëse i personalizoni
7. Lulet
Trëndafilat e kuq? Meh, më mirë jo. Një lule në vazo do ishte përfekte për dikë që i flet bimëve me më shumë dashuri se juve.
8. Polaroid
Nëse ajo i dashuron momentet dhe është gjithë kohës me cellular në dorë, duke fotografuar çdo gjë, një polaroid do ishte akoma dhe më perfekte.
9. Orë
Klasike, sportive apo elektronike, ora gjithmonë tregon sa të rëndësishme janë çastet që ju kaloni së bashku.
10. Darkë romantike
Nëse gatuani ju, bëhuni gati të martoheni se s’do ju lëshojë më njeri. Por edhe nqs porosisni nuk është aq keq. Pak muzikë në sfond, ushqim për dy, djathë dhe verë. Mos u merakosni shumë për kaloritë atë natë.
Burimi: Mendimi.al