back to top
Tuesday, June 16, 2026
21.1 C
Tirana

Top 5 E JAVËS

Artikuj të ngjashëm

Indrit Vokshi nxjerr bllof Sali Berishën

Sali Berisha gjatë një daljeje publike i është drejtuar opozitës dhe qytetarëve me një premtim mbështetjeje. Ai thekson se sapo protestuesit të gjejnë deputetët e mjaftueshëm për t’i hequr shumicën Edi Ramës, votat e tij janë të gatshme. Kjo deklaratë synon të krijojë një iluzion të zgjidhjes institucionale të krizës politike përmes rrugëve parlamentare. Sidoqoftë, një lexim i thellë i historisë sonë institucionale e kthen këtë premtim në një paradoks të hapur. Indrit Vokshi ndërhyn pikërisht në këtë pikë për të na kujtuar se arkitektura e bllokimit politik nuk erdhi nga hiçi, por u ndërtua me kujdes nga vetë protagonistët që sot ofrojnë rrugëdalje fiktive.

Shikoni tani:

Ky zotëri në 21 prill 2008, bashkë me Ramën ka ndryshuar Kushtetutën (nenet 104, 105) dhe ka shkruar se kur kryeministrit i refuzohet mocioni i besimit, Kuvendi nuk mundet ta shkarkojë kryeministrin, përkundrazi, është kryeministri ai që e shpërndan Kuvendin.

Pra, shkatërruan republikën parlamentare, instaluan republikën kryeministrore. Kjo u bë nga frika se grupi i Bamir Topit & Co, do të bashkoheshin 1 muaj pas Gërdecit (15 mars), do ta rrëzonin qeverinë “Berisha” me mocion. Edi Rama asokohe ia dha votat Sali Berishës sepse mori në këmbim Kodin Zgjedhor dhe llogariti se republika kryeministrore është me interes edhe për atë (Ramën) sepse vjen Rama në pushtet dhe e gëzon. Siç po e gëzon.

Sot thuaju sa të duash protestuesve i bashkojmë votat për mocion. Nuk funksionon sepse e ka shkatërruar ai vetë institutin e mocionit, ka instaluar republikën kryeministrore. Ndryshimi tjetër që bënë me 21 prill: edhe kur përdoret mocion mosbesimi, s’ka rrëzim qeverie e pastaj parlamenti javët në vazhdim të zgjedhë kryeministrin e ri; duhet që mocionistët t’i kenë deklaruar paraprakisht 71 vota, të kenë gjetur emrin e kryeministrit të ri e ta kenë votuar. Gjoja “shmangim krizën”. Hoqëm nenin e krizës, deklaronte në 2008. Vendet e tjera europiane të cilat e kanë siç e kishim ne, a thua po shkatërrohen nga kriza?

Thonë pastaj kanë faj protestuesit që e shohin si bashkëpërgjegjës me Edi Ramën. Sepse janë, ashtu janë, bashkëautorë të pakteve kushtetuese anti-shtet. Tani del thotë mandatet tona janë në dispozicion. Po mandatet e tua s’i duhen askujt sepse e ke shkatërtuar në 2008 mekanizmin e mocionit, sepse ashtu e kishe nevojën e karrierës personale.

Artikujt më të klikuar