38 gjëra për t’i bërë ndërsa jeni të mbyllur në shtëpi gjatë pandemisë.

USA Today sugjeron për lexuesit se cfarë ata mund të bëjnë ndërsa bota është vetë-izoluar, koncertet janë shtyrë, aktivitetet sportive janë anulluar, shkollat janë mbyllur dhe destinacionet turistike kanë ndërprerë aktivitetin, ekspertët propozojnë disa gjëra që mund të bëhen për të mbushur boshllëkun që krijohet gjatë kohës së izolimit pandemik.

Ndërsa qëndrimi brenda në shtëpi është një mënyrë e mirë për ta mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi, kjo mund t’ju cojë drejt mërzisë.

Ja cfarë mund të bëni:

1. Bashkoni një puzzle.

2. Filloni të shkruani një ditar ose një blog.

3. Nëse nuk shqetësoni fqinjët, largoni pluhurin nga instrumenti të cilit nuk i keni rënë rënë kohësh.

4. Dërgojini sms të gjithë ish-ave nëse keni dicka peng të cilën do të donit t’ia thonit.

5. Shkruani një poezi.

6. Shikoni të gjithë filmat e gjatë që keni dashur t’i shihni deri tani.

7. Shkarkoni një aplikacion për mësimin e një gjuhe të huaj.

8. Meditoni. Shtrihuni me sytë e mbyllur dhe duart drejtuar nga tavani, ndërkohë që fokusoheni tek frymëmarrja.

9. Bëni maska për fytyrën, hidratojeni dhe zbuteni atë. Trajtoni veten me trajtime me shumë hapa të cilat nuk i bënit dot më përpara sepse nuk kishit kohë të mjaftueshme.

10. Mësoni rregullat e gjata të lojërave që nuk i bëtë asnjëherë me familjarët. Inkurajojeni familjen të luajë.

11. Organizoni hapësirat në shtëpinë tuaj.

12. Provoni të gjitha veshjet dhe shikoni nëse ato ‘‘rrezatojnë gëzim’’.

13. Piqni në furrë gjëra të mira.

14. Shihni filma që kanë fituar cmime Oscar.

15. Shikoni filma për të cilët kritikët thanë se duhet të kishin fituar cmime.

16. Përdorni teknologjinë për të komunikuar me miqtë tuaj.

17. Bëni aerobi dhe joga në kushtet e shtëpisë duke iu referuar videove online.

18. Bëni kokteile klasike që nga negronis tek Manhattans dhe aperol spritze.

19. Përdoreni kohën për të reflektuar.

20. Pastrojeni shtëpinë.

21. Më në fund rregullojeni atë derën që kërcet dhe fshijini muret e bëra pis.

22. Hidhini në plehra artikujt kozmetikë që keni më shumë se dy vjet që i mbani aty. (Shumica e artikujve kanë një shënim të vogël që tregon se ato skadojnë pas 6-muajsh apo 1 viti.)

23. Merruni me fotot që keni nga viti i kaluar dhe bëni një album.

24. Gjeni një burim informacioni për ushqyerjen e shëndetëshme dhe gatuani një recetë të re.

25. Bëj një listë me gjëra për të cilat je mirënjohës.

26. Provo shishet e verës që ke në shtëpi.

27. Puno me planifikimin financiar për muajt e ardhshëm.

28. Perfeksiono recetat e gatimit të mamasë apo gjyshes.

29. Rregullo sirtarin e corapeve.

30. Bëj një listë me të gjithë muzeumet, eventet sportive dhe koncertet ku dëshiron të shkosh sapo jeta të rihapet.

31. Risistemo mobiljet në mënyrë që shtëpia të duket si e re.

32. Mëso një kërcim të ri nga youtube.

33. Bëj stretching. Puno me fleksibilitetin tënd.

34. Kujdesu për flokët me maska dhe lyeji me krem të mirë duart. Ato acarohen nga sapuni dhe alkooli.

35. Konsidero dhurimin tek shoqatat që po kujdesen për ushqyerjen e të pamundurve.

36. Provo një ngjyrë të re buzëkuqi.

37. Merr frymë me hundë dhe nxirre me gojë.

38. Fli gjumë sa të duash.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here