Nga Ergisa Bejkollari: Ja çfarë më shqetëson tani.

Babai im mbylli të mërkurën e kaluar biznesin e vogël për t’u karantinuar me shumë këmbëngulje nga ana ime, e vëllait dhe e mamit. Lloji i aktivitetit dhe shëndeti rrisnin shumë rrezikun e ekspozimit. Sigurisht që e pati të vështirë përsa kohë që në fund të muajit duhet të paguajë kredi, sigurime shoqëore, taksë parkimi, drita, ujë. Sot bëhet një javë e plotë që nga dita kur u vetëizoluam. Unë s’e mbaj mend herën e fundit kur kam dalë. Gjatë kësaj kohe jemi munduar të punojmë e krijojmë një sistem tonin që të mos dalim nga shtëpia. Sigurisht që shqetësimi i detyrimeve vazhdon ende. Marrëveshja e djeshme për shtyrjen e afatit të pagesave të kredive ishte vetëm një udhëzim, me aq njohuri sa kam unë. Pra, mbetemi në pritje të vendimit që do marrë secila prej bankave të nivelit të dytë.

Por, ndërkohë që ne vendosëm të bëjmë tonën e të rrimë në shtëpi, rrugët sot shpërthyen të mbushura plot me njerëz të papërgjegjshëm. Mua nuk më shqetëson fakti që ata pinë makiato e unë pi kafe turke se fatmirësisht e kam shumë qef këtë të fundit. Mua më shqetëson fakti që në një moment kur ne kryejmë VETËM 60 TESTIME në ditë, ndërgjegjësimi ynë duhet të ishte 5-fish më i lartë se i popullit Italian dhe 100-fish më i lartë se i popullit kinez. Kjo edhe mund të jetë një lojë fuqish. Mund të jetë dhe një skenar i Orwellit. Por, neve që rrimë në shtëpi, nuk na intereson fare kjo gjë në momentin kur sëmundja, pasojat ekonomike dhe gjobat janë FAKT!

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here