Bashkëpunimi me biznesin krijon mundësi bursash për studentët master FE-UT

Departamenti i Marketingut dhe Turizmit në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ka zgjeruar bashkëpunimin me bizneset në vend duke krijuar mundësinë e financimit të bursave nga bizneset për studentët e nivelit master.

Më poshtë është njoftimi në faqen e Fakultetit të Ekonomisë, për të gjithë të interesuarit që janë regjistruar dhe do të regjistrohen në programin master deri në përfundim të afatit të regjistrimeve. Për nivelin master, data e fillimit të mësimit është data 15 Nëntor 2021.

Njoftimi:

Bursa për studentët që dëshirojnë të studiojnë Master në Menaxhim Turizmi ose Marketing, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Departamenti Marketing – Turizëm, FEUT, ka arritur të sigurojë katër bursa për studentët që dëshirojnë të studiojnë Master në Menaxhim Turizëm dhe tre bursa për studentët që dëshirojnë të studiojnë Master në Marketing nga bizneset: Agna Group, Balfin Real Estate & Hospitality, Vas Tour Operator, New Moment Tirana.

Studentët e interesuar për të përfituar bursë dhe që duan të studiojnë në një nga profilet Master pranë departamentit Marketing – Turizëm (Master i Shkencave në Marketing, Master i Shkencave në Menaxhim Turizëm, Master Profesional në Marketing dhe Master Profesional në Menaxhim Turizëm) pasi të kenë bërë aplikimin duhet të dërgojnë email brenda datës 30 Tetor 2021 tek specialistja për procesin mësimor pranë departamentit Marketing Turizëm [email protected] ku të theksojnë masterin në të cilin duan të studiojnë dhe shprehjen e interesin për përfitimin e bursës.

Preferohen studentët të cilët janë diplomuar në Bachelor me rezultate të larta dhe duan të punojnë në Marketing ose Turizëm. Studentët mund të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me bizneset për punësim part-time gjatë studimeve, internship, praktikë profesionale dhe punësim me kohë të plotë pas përfundimit të studimeve.

Departamenti Marketing – Turizëm, FEUT, falenderon dhe shpreh konsideratën më të lartë për bizneset që u bënë pjesë e kësaj nisme.

Për më shumë informacion kontaktoni në adresën e email: [email protected]

Link: FEUT

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here