Bashkia Tiranë: gjykata u jep të drejtë këshilltarëve demokratë.

Këshilltari bashkiak i Tiranës, juristi Fabian Topollaj, ka treguar të premten mbi seancën gjyqësore në Gjykatën Administrative. Grupi Demokrat i Këshilltarëve ka patur pretendime për parregullsitë e mbledhjes së muajit korrik 2017 në të cilën morën mandatin 6 këshilltarë të rinj dhe u vendos rritja e cmimit të ujit për banorët e Tiranës. Atë ditë, keshilltarët demokratë nuk kanë hyrë në mbledhje dhe po ashtu edhe një pjesë e këshitarëve të LSI. Paralelisht Me mbledhjen, përpara bashkisë mbahej një protestë kundër rritjes së cmimit të ujit. Vendimi i së premtes pritet të zbardhet gjatë javës. Ky vendim nxjerr në pah amullinë me të cilën vepron Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe efektet e tij do të shtrihen në më shumë se një mbledhje të vetme. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here