Çfarë po ndodh në botë gjatë 48 orëve të para të 2024

Lufta Izrael – Palestinë

Bombardimet dhe sulmet me raketa tronditën gjatësinë e Rripit të Gazës gjatë natës së 2 janarit, pasi ushtria izraelite paralajmëroi se lufta e saj kundër Hamasit do të zgjasë përgjatë vitit 2024.

Gati tre muaj konflikt ku pothuajse 22,000 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, dhe pjesa më e madhe e territorit është shkatërruar.

Tërmet në Japoni

Një tërmet i fuqishëm 7.6 ballë goditi Japoninë qendrore të hënën, duke vrarë të paktën 48 persona, duke shkatërruar ndërtesa, duke ndërprerë energjinë elektrike në dhjetëra mijëra shtëpi dhe duke bërë që banorët në disa zona bregdetare të evakuohen në terrenet malore.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) fillimisht lëshoi paralajmërim për tsunami, por duket se situata është qetësuar. Deri më tani janë regjistruar më shumë se 150 paslëkundje.

Mbretëresha e Danimarkës abdikon nga froni

Mbretëresha daneze Margrethe njoftoi abdikimin e papritur pas 52 vitesh në fron gjatë fjalimit të saj për Vitin e Ri. Pritet që në fron të ngjitet i biri, princi Frederik, i cili do të kurorëzohet si Mbreti Frederik X. Mbretëresha Margrethe u ngjit në fron më 14 janar 1972, pas vdekjes së të atit, Mbretit Frederik IX.

Kim Jong Un kërcënon të ‘asgjësojë tërësisht’ SHBA-në dhe Korenë e Jugut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se ushtria e tij duhet të “asgjësojë tërësisht” Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut nëse provokohet, raportoi media shtetërore, pasi ai u zotua të forcojë mbrojtjen kombëtare për të përballuar atë që ai e quajti një konfrontim të paprecedentë të udhëhequr nga SHBA.

Lideri opozitar i Koresë së Jugut sulmohet me thikë

Është sulmuar me thikë gjatë një vizite në qytetin e Busanit lideri opozitar Lee Jae-myung, 59 vjeç. Agresori e sulmoi me një thikë 18 centimetra në qafë. Lee është dërguar menjëherë për në Seul, ku thuhet se gjendja e tij është stabël.

Tërhiqet nga tregu qumështi formulë për shkak të baktereve

Reckitt Benckiser ka zgjedhur të tërheqë linja të caktuara të një qumështi pluhur formulë për fëmijë për shkak të kontaminimit të mundshëm bakterial.
Bazuar në kohën kur produkti është prodhuar dhe shpërndarë, kompania beson se pjesa më e madhe e formulës për foshnja tashmë është konsumuar, megjithëse ende nuk është raportuar ndonjë sëmundje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here