Cila është mbrojtja nga koronavirusi?

Virusi mund të përhapet kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Larja e duarve është linja e parë e mbrojtjes.
Përhapja e koronavirusit Wuhan është një sëmundje e re dhe shkencëtarët ende po vlerësojnë se si përhapet nga personi në person, por viruse të ngjashme kanë tendencë të përhapen përmes kollës dhe piklave të teshtitjes.
Kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, ai lëshon piklat e pështymës ose mukozës. Këto pikla mund të bien mbi njerëzit në afërsi ose të mbeten në duar dhe pastaj transferohen kur dikush prek fytyrën, duke shkaktuar infeksion. Disa ekspertë mendojnë se ekspozimi brenda 3 metrave afër personave të infektuar të cilët kolliten ose teshtijnë afërsisht çdo 10 minuta mund të bëhet shkak i transmetimit të virusit.
Viruset mund të përhapen gjithashtu përmes piklave që zbarkojnë në sipërfaqe siç janë hapsirat në autobusë, trena ose tavolinat në shkollë. Sidoqoftë, kjo varet nga sa gjatë mbijetojnë viruset në sipërfaqe gjë e cila mund të ndryshojë nga orë në muaj.
Ekzistojnë dëshmi anekdotale që virusi mund të përhapet nga njerëzit përpara se të shfaqen simptomat. Disa sëmundje të tjera të tilla si gripi mund të kalohen nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat – por shkalla në të cilën po ndodh kjo me koronavirusin Wuhan nuk është kuptuar ende mirë.
Si të mbroni veten dhe të tjerët?

• Lani duart : lagni duart tuaja me ujë të pastër dhe të rrjedhshëm dhe aplikoni sapun. Shkumosni duart, përfshirë kurrizin, midis gishtërinjve dhe nën thonj dhe pastroni për të paktën 20 sekonda dhe më pas shpërlajini.

• Mbuloni gojën dhe hundën me një letër kur kolliteni ose teshtitni, më pas hidhni letrën në kosh dhe lani duart tuaja. Nëse nuk keni një letër për të teshtirë, kollituni ose teshtini në bërrylin tuaj.

• Maska për fytyrën ofrojnë një mbrojtje pasi bllokojnë pikat e lëngshme. Sidoqoftë, ato nuk bllokojnë grimcat më të vogla të aerosolit që mund të kalojnë nëpër materialit të maskës. Maskat gjithashtu lënë sytë e ekspozuar dhe ka prova se disa viruse mund të infektojnë një person përmes syve.

• Kërkoni ndihmën e menjëhershme mjekësore nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje dhe tregoni historinë e udhëtimit tuaj me ofruesit e kujdesit shëndetësor.

• Nëse vizitoni tregjet live në zonat e prekura shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë, të pambrojtur me kafshë të gjalla dhe sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët.

• Nëse jeni në një zonë të prekur shmangni ngrënien e produkteve shtazore të papjekura ose të pjekura dhe kini kujdes gjatë ngrënies së mishit, qumështit ose organeve të kafshëve.

• Nëse jeni rikthyer nga një zonë e prekur në Kinë në dy javët e fundit, qëndroni në shtëpi dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë për 14 ditë. Kjo do të thotë të mos shkosh në punë, shkollë apo zona publike.

• Nëse jeni kthyer nga një zonë e infektuar dhe keni një temperaturë të lartë, kollë, hundë, dhimbje të fytit ose vështirësi në frymëmarrje mos u largoni nga shtëpia juaj deri sa t’ju jepen këshilla nga një mjek.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here