Gjëra të cilat i hidhni në plehra, por që duhen ngrënë.

Lëkurat e agrumeve.
Lëkura e agrumeve – dhe tuli i brendshëm i bardhë – janë ekstremisht të pasura me fibra (lëkura e portokallit përmban 4 herë më shumë fibra se sa fruti!). Plus, ato kanë nivel të lartë të vitaminës C dhe të antioksidantëve të tjerë.

Kërcellet e gjelbërt me gjethe.
Pjesa e fortë e kërcellit është e pasur me fibra më shumë se sa gjethet e bimës, duke i kthyer ato në një përbërës të zgjuar që ju ndihmon të ngopeni dhe të humbisni peshë.

Mesi i ananasit.
Qendra rrethore e drunjtë e ananasit përmban nivele të larta të bromelainës, një enzimë digjestive e cila e ndihmon sistemin tretës duke shpërbërë proteinat. Enzima vepron gjithashtu si anti-inflamator.

Gjethet e perimeve.
Edhe gjethet e brokolit edhe ato të selinosë janë të mbushura plot me vitamin A. Plus, gjethet e brokolit kanë më shumë beta-karoten se pjesa tjetër e perimeve.

Farat.
Farat janë burim shumë i mirë i zinkut, vitaminës K, magneziumit (farat e kungullit përmbajnë pothuajse gjysmën e sasisë ditore të rekomanduar) dhe një varietet mineralesh të tjera.

Lëkura e shalqirit.
Lëkura përmban nivele të larta të përbërësit të quajtur citrulinë, një aminoacid për të cilin studimet kanë treguar se ndihmon në mbrojtjen kundër radikaleve të lira dhe përmirëson qarkullimin. Si mund ta përdorni atë? Mënyra më e thjeshtë është që ajo pjesë të bëhet lëng, por mund të bëhen edhe turshi apo gliko.

Lëkura e qepëve dhe e hudhrave.
Cipa e brendëshme dhe cipat e jashtme të qepës janë të pasura me flavonoide dhe fibra dhe kanë më shumë antikosidantë se sa vetë qepa. Edhe lëkura e hudhrës përmban shumëllojshmëri antioksidantësh. Si ta përdorni? Ato janë të sigurta për tu ngrënë, mund ti zieni në supa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here