Cilat shenja zodiake tradhëtojnë më shumë dhe pse?

Tradhëtia është një nga arsyet kryesore pse disa marrëdhënie shkojnë për dreq. Pavarësisht nëse bëhet me qëllim apo jo, ju mund të pajtoheni me me dimë të gjithë se personi i mashtruar nuk do të ndihet kurrë më i njëjtë pasi të jetë tradhtuar. Disa njerëz thonë se burrat tradhtojnë shumë në marrëdhënie, megjithatë e vërteta është se të dyja palët si burrat dhe gratë tradhtojnë në marrëdhënie. Mjerisht, njerëzit e të gjitha shenjave të zodiakut janë të aftë të tradhtojnë, por ka disa që kanë më shumë gjasa të tradhtojnë se të tjerët. Cilat shenja zodiake tradhëtojnë më shumë dhe pse?

Më poshtë kemi renditur 6 shenjat e zodiakut që kanë më shumë gjasa të tradhtojnë partnerët e tyre në marrëdhënie, ata më të pabesët që janë të etur dhe të prirur për tradhëti. 

Peshqit

Peshqit janë shumë emocionalë dhe super të ndjeshëm, dhe kjo është ajo që i bën ata më të prirur të tradhtojnë. Nga ndryshimi më i vogël i humorit si rrjedhoje e emocioneve të tyre, i bën ata të veprojnë direkt. Kjo do të thotë që nëse ata janë të mërzitur me partnerin, ata mund të bëjnë gjithçka për ta lënduar atë ose për ta bërë të ndjejë dhimbje, duke përfshirë dhe tradhëtinë ndaj jush. Duhet theksuar se ata do të tradhtojnë, jo sepse duan të ndahen nga partneri, por e bëjnë këtë për t’u larguar paksa por nuk duan ta lënë partnerin. Thellë-thellë, ata me siguri tradhëtojnë dhe shpresojnë të kapen.

Binjakët

Binjakët plot me gaz dhe hare mund të jenë shumë nevojtarë në një lidhje. Ata duan vëmendje të gjithanshme dhe nëse nuk mund ta marrin nga partneri i tyre, nuk e kanë problem ta marrin atë diku tjetër. Për më tepër, Binjakëve i pëlqen të kenë mundësi dhe nuk i pëlqen vërtet të lidhen me një gjë të vetme. Dëshira e tyre për të pasur opsione buron nga fakti se ata e dinë se nuk mund të marrin gjithçka që duan nga një partner. Ata janë të kënaqur duke e mbajtur pranë partnerin e tyre për sa kohë që ata marrin atë që duan, nëse bëhet e padisponueshme, ata dalin jashtë për ta gjetur atë që kërkojnë.

Akrepi

Një Akrep do tradhëtojë vetëm kur të ndiejë ose të dijë se nuk e ka besnikërinë apo angazhimin e partnerit. Një Akrep mund të jetë partneri më besnik, me kusht që edhe partneri i tyre të jetë i tillë në këmbim. Në momentin kur ata zbulojnë se parnteri nuk ka qënë besnik, ata do të mendojnë se kanë humbur dhe do të kërkojnë hakmarrje. Hakmarrja këtu do të thotë që ata do të tradhëtojnë menjëherë. Një nga gjërat më të rëndësishme për një Akrep është kënaqësia e dëshirave të tyre seksuale, dhe ata e arrijnë këtë ose medoemos. Nëse ata nuk po e marrin kënaqësinë nga ju, e sigurt do shkojnë ta kërkojnë gjetkë.

Shigjetari

Shigjetari është kurioz nga natyra, dhe ata janë të pakujdesshëm dhe të egër. Ata dashurojnë për momentin dhe nuk u pëlqen të lidhen ose të mbahen në një zinxhir. Shigjetari ka një damar seksual që është njësoj si Akrepi. Ata duan të jenë spontanë dhe të egër. Për shkak të natyrës së tyre pa kujdes, hyjnë lehtë në tundim sepse janë kuriozë se si do të jetë rezultati. Ata do të mashtrojnë vetëm nëse ndihen të mbyllur dhe nën kontroll. Mënyra më e mirë për të marrë besnikërinë e tyre është t’i lini ata të vrapojnë të lirë. Nëse ata me të vërtetë ju duan, ata do të vijnë tek ju vetë.  

Luani

Luani e do dramën dhe jeton për të. Ata vdesin për vëmendje dhe duhet të jenë në qendër të vëmendjes së të gjithëve gjatë gjithë kohës. Nëse doni besnikëri nga partneri juaj Luan, duhet të jeni të gatshëm t’i kushtoni gjithë vëmendjen që ata kanë nevojë dhe duan, madje dhe më shumë. Në momentin që ata ndiejnë se vëmendja juaj ka filluar të shkëputet, ata do të bëjnë gjithçka që munden për të tërhequr vëmendjen tuaj, dhe kjo përfshin tradhëtinë ndaj jush.

Ujori

Një partner Ujor mund të mos shkojë deri në fund për të tradhtuar, përkundrazi, ai/ajo mund të flirtojë me të tjerët dhe të kënaqet me aktivitete që do të llogariteshin si tradhëti emocionale. Kini parasysh se ata janë shenjë e zgjuar, mendjehapur, ndihmues dhe besnikë qoftë dhe ndaj një një gabimi që ju mund të bëni, por kjo është vetëm nëse ata ju duan aq shumë. Sapo të bien nga dashuria me ju, ata do të bëjnë gjithçka shkujdesur ose pa u shqetësuar se si mund të ndiheni për të. Mënyra më e mirë për t’i mbajtur ata besnikë ndaj jush është duke mos u dhënë atyre një shans për të kërkuar diku tjetër.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here