Diamantet sintetike po rimodelojnë biznesin e argjendarive

Diamantet janë të përbëra nga atome karboni të cilat formojnë një strukturë kristali nga presioni dhe nxehtësia. Kjo kërkon miliarda vjet dhe ndodh vetëm rreth 160 km nën sipërfaqen e Tokës, që do të thotë se të gjithë diamantët natyralë duhet të nxirren prej saj. 

Prej vitesh disa miniera diamanti veprojnë në mënyrë etike, shumë të tjera janë përfshirë në abuzime me punësimet e fëmijëve, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe shkatërrimit të mjedisit. Këto burime natyrore gjithashtu janë shfrytëzuar ndonjëherë dhe nga qeveritë ose grupet kryengritëse për të financuar luftërat – të ashtuquajturit diamante konflikti ose diamante gjaku.

Për këtë arsye, argjendaria daneze Pandora ka njoftuar se do të përdorë vetëm diamante të krijuar në laborator në produktet e saj, duke u bërë lojtari i parë i madh në industri, që braktis krejtësisht diamantët e minierave. 

Kompania, me mënyrën e re alternative, ka bërë të mundur që diamantet e krijuar në laborator të jenë fizikisht dhe optikisht identikë me diamantët e minierave – i vetmi ndryshim është se si prodhohen.

Teknologjia që Pandora do të përdorë për të bërë diamante quhet Depozitë Kimike me Avull dhe përfshin vendosjen e një cope diamanti të krijuar në laborator në një dhomë vakumi dhe më pas rritjen e saj në një diamant të ri duke përdorur nxehtësi dhe plazmë.

Ky proces zgjat më pak se një muaj (krahasuar me miliarda vjet që duhen për të formuar një diamant natyral) dhe lejon që kompania të prodhojë diamante me një të tretën e kostos.

Gjithashtu, kompania premton që të krijojë një bizines i cili të përdorë sa më pak karbon. Prodhimi i diamanteve kryhet me energji të rinovueshme pa dëmtuar natyrën gjatë prodhimit. Edhe pse në treg vazhdojnë akoma që kompanitë e mëdha të argjendarive dhe diamanteve të marketojnë diamante natyrale, e vërteta është se prodhimi i diamanteve në laborator zgjat më shpejt dhe është me kosto eficente. 

Kjo do të ndryshojë mënyrën e biznesit për shumë kompani të tilla të cilat konkurrojnë në tregjet globale. Mund të shikojmë një tendencë të re së shpejti në marketimin e argjendarive me diamantë laboratori. Dhe jo vetëm, kjo risi mund të lehtësojë dhe proceset për reformat në legjislacione ku duhet të mbrojmë burimet natyrore dhe të ulim abuzimet korruptive masive me to. 

Zakonisht, mallrat luksose kanë një treg të caktuar me një pozicionim të vecantë, dhe prandaj nuk mund të kalojnë në prodhime masive. Por kemi parë kohët e fundit produkte, psh makinat luksoze elektrike (Tesla), të cilat po prodhojnë dhe për kategoritë e konsumatorit masiv me një cmim me të ulët. Lind pyetja, a do të ndikojë teknologjia e re për krijimin e diamanteve sintetikë në uljen e cmimit të shitjes së diamanteve dhe stolive me vlerë, nëse prodhimi i tyre do të jetë më i shpejtë dhe me kosto më të ulta? 

Burimi: BBC news.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here